[email protected]

SRNA shpërndau lajm të rremë se kishte votim unanim kundër njohjes së Kosovës nga Bosnja

Agjencia e Lajmeve e Republikës Serbe (SRNA) në Bosnje e Hercegovinë, publikoi një pretendim ku thuhet se “tre anëtarët e Presidencës së BeH votuan kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Disa media gjithashtu raportuan se Presidenca “mori një vendim unanim për të mos njohur Kosovën”. Transkriptimi i sesionit të Presidencës së këtij shteti zbulon se […]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “dailybanglainfo.com” ka publikuar një artikull duke thënë se nga sot (12 tetor) do të mbyllen të gjitha lokalet, kafiteritë dhe restorantet në Kosovë, shkaku i pandemisë COVID-19. Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja e tij është e vjetër dhe e ndryshuar nga testi autentik. Lajmi është i […]

Erdogan nuk ka thënë se “është rritur me shqiptarë”

Një artikull me titull “Erdogan: Une jam rritur me shqiptarë myslimanë dhe ata janë vëllezërit tanë” është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Specialja.com”. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, dhe duket se është publikuar qëllimshëm për të tërhequr lexues. Pas kërkimit të bërë nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë […]

Artikull i rremë me deklaratë të trilluar

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Veseli: Me LVV-në bëjmë koalicion, vetëm atëherë kur nuk është kryetar Albin Kurti”. Në bazë të hulumtimit nga hibrid.info, rezulton se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka bërë një deklaratë të tillë asnjëherë dhe se titullit dhe përmbajtja e këtij artikulli është komplet i […]

Lajm i rremë për lejimin e tërheqjes së 10 përqindëshit nga kursimet pensionale

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull, duke pretenduar se nga sot (4 tetor) mund të tërhiqen të hollat nga Trusti Pensional. Pas hulumtimit rezulton se ky artikull përmban titull të rremë. Gjithashtu lajmi që paraqitet në përmbajtje të artikullit është jo i plotë dhe del të jetë i vjetër (15 korrik). Teksti origjinal […]

Artikull tërësisht i trilluar

Portali i dyshimtë “Lajmee.co”, ka publikuar artikullin me titull “Vjen lajmi i madh në këtë moment, erdhi data e kufijve pa test, pa karantinë, pa asgjë!”. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje tërësisht të trilluar, duke mos u bazuar në asnjë fakt ekzistues apo burim informacioni. Teksti origjinal i publikuar në Lajmee.co: Vjen lajmi i […]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

Portali i dyshimtë Specialja.com ka publikuar artikullin me titull “Kjo është mishtorja kosovare që po shiste suxhuk me mish kali dhe qeni”. Ky artikull i publikuar sot (2 tetor) ka titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen, meqenëse në brenda në tekst nuk flitet specifikisht për ndonjë mishtore në Kosovë, ashtu siç pretendohet përmes […]

Translate »
1406