[email protected]

Titull mashtrues: Nuk ka ndihmë financiare për qytetarët siç pretendohet

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull ku pretendohet se qytetarët mund të aplikojnë për të marrë shuma prej 250 euro. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili mund të mashtrojë dhe dezinformojë lexuesit, duke i shtyrë ata që të klikojnë në të. Pas […]

Mashtrimi me imazhin e ambalazhit të Astra Zeneca, po shpërndahet edhe në audiencën shqipfolëse në Facebook

Kohët e fundit është duke qarkulluar një fotografi me kutinë e vaksinës kundër virusit Korona nga kompania “Astra Zeneca”, në të cilën gjendet një vulë e supozuar e datës së prodhimit të kësaj vaksine “15 korrik 2018”, pra më shumë se një vit para se të shfaqej COVID-19. Megjithatë, pretendimi është i rremë, pasi imazhi […]

Publikohen artikuj me shpallje mashtruese: Pretendohet rrejshëm se banesa në shitje kushton 13 mijë euro

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin se një banesë në qendër është në shitje me një çmim prej 13 mijë eurosh. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se artikulli është i sajuar, pasi i njëjti është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale. Stafi i hibrid.info ka gjetur […]

Faqja “Maria_Pacolli-Cash” dhe loja shpërblyese, janë mashtrim

Faqja e dyshimtë në Facebook me emrin e bashkëshortes së biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli – Maria Pacolli, rezulton të jetë faqe mashtruese. Në kuadër të kësaj faqeje që mbanë emrin “Maria_Pacolli-Cash” dhe fotografinë e gruas së ndërmarrësit Pacolli, është bërë një postim me pretendimin se është organizuar një lojë shpërblyese e cila konstatohet […]

Translate »
1406