[email protected]
EDU

1 prilli, dita e gënjeshtrave: Këshilla se si të mos bini pre e tyre në internet

Data 1 prill njihet në gjithë botën si “Dita e gënjeshtrave”. Në kohën moderne të internetit, kjo traditë është përhapur shumë nëpërmjet mediave sociale. Sot (1 prill) hibrid.info ka vërejtur një përmbajtje që është publikuar në median sociale Facebook, me pretendimin se futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është transferuar te klubi futbollistik Tirana. Ishte […]

Imazhi që shfaq kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtrirë në spital, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar një imazh në të cilin paraqitet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i shtrirë në një shtrat në ambiente të një spitali. Kjo faqe, këtij imazhi i ka vënë mbishkrimin “Hini operacion…..kasapi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi nuk […]

EDU

Rishikimi i javës: Dezinformata për deklarata politike, lajm i rremë se Abdixhiku ka prezantuar Isa Mustafën si kandidat për kryeministër, teori konspirative përmendja e Kosovës nga Zaharova ndërlidhur me sulmin e armatosur në Moskë

Dezinformatat dhe lajmet e rreme janë dy kategoritë që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa i përket keqinformatave të publikuara. Dezinformatat u publikuan në mediat sociale dhe portale informative ndërlidhur me pretendime të rreme se është vrarë një gjeneral i lartë i NATO-s në Ukrainë; së i është ndaluar hyrja në Kosovë, drejtorit të […]

Deklarata e vitit të kaluar nga Vuçiq paraqitet si lajm aktual

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar dje (29 mars) një imazh, ku paraqitet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me mbishkrimin vendosur fotografisë, që paraqet deklaratën e tij, “Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam”. Llogaria në fjalë i ka vendosur këtij publikimi mbishkrimin që pretendon se përmbajtja në fjalë […]

Pretendim i rremë se Lumir Abdixhiku ka prezantuar Isa Mustafën si kandidat për kryeministër

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar dje (28 mars) një imazh që paraqet kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun pranë ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa. Derisa publikimi përmban mbishkrimin “Lajmi i fundit”, imazhit i është vendosur teksti që pretendon se Lumir Abdixhiku ka […]

Nuk ekzistojnë pamje që shfaqin momente lidhur me vdekjen e foshnjes 10 muajshe në Britani të Madhe

Shkroi: Etrit Rexhepi Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (29 mars) një imazh të cilit i kanë vendosur mbishkrimin “E rëndë, ρrindërit rrahin për υdekje foshnjën 10 muajshe / shiko videon e plote ne komentin e pare”. Imazhit i është bashkangjitur në koment, vegëza e artikullit që ka raportuar ngjarjen, i publikuar nga një […]

Pretendim i rremë për vrasjen e një gjenerali të NATO-s në Ukrainë

Shkroi: Etrit Rexhepi Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar dje (27 mars) një status ku shkruhet “Burimet lokale raportojnë se një gjeneral i lartë i NATO-s është vrarë në Ukrainë.”. Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë burim kredibil, i cili konfirmon pretendimin në këtë status. Faktin që ky pretendim fillimisht […]

Translate »