[email protected]

Artikujt se VV i uron “mirëseardhje” Vjosa Osmanit, janë të pavërtetë

Portali i dyshimtë “thedailybarta24.com” ka publikuar një artikull me titull “Vetëvendosje: Mirë se vjen Vjosa Osmani, Ju mirëpresim!”, duke aluduar në një ftesë të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, për t’iu bashkangjitur kësaj partie. Me të klikuar tekstin e plotë të vendosur në këtë artikull, shihet qartë se përmbajtja paraqet njoftimin e […]

Lajmi për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri, i pavërtetë

Një lajm është publikuar sot (11 shtator) nga portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com”, përmes së cilit paralajmërohet mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Me titullin “LAJMI I FUNDIT – Mbyllet kufini me Shqiperi?” në këtë artikull thuhet se mbyllja do të bëhet si masë parandaluese e shpërndarjes së pandemisë COVID-19. Megjithatë, përmbajtja e artikullit flet […]

Lajm i rremë për “ndarjen e 18 mijë eurove si ndihmë për deputetët e Kuvendit të Kosovës”

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” ka publikuar një lajm, ku thuhet se deputetëve të Kuvendit të Kosovës do iu ndahen 18 mijë euro ndihmë për krizën që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Titulli që jep këtë lajm, nuk argumentohet me përmbajtjen e tekstit brenda artikullit. Përderisa përmes titullit thuhet se do të bëhet shpërndarja e kësaj, të […]

Mjeku italian që jep mendime të pa verifikuara rreth COVID-19

Mjeku italian Roberto Petrella, i specializuar në obstetro gjinekologji, në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ka kundërshtuar vaksinimin kundër COVID-19. Për më tepër, ai ka mohuar edhe vetë ekzistimin e virusit Korona. Ky mjek italian ka kundërshtuar edhe testimin përmes marrjes së mostrës nga hundët, duke thënë se përmes saj futen […]

Mediat në Kosovë publikojnë këshilla mjekësore me burime të pa verifikuara

Mediat online, por edhe ato tradicionale në Kosovë, jo rrallë herë publikojnë artikuj me këshilla mjekësore, të pabazuara në asnjë hulumtim apo studim. Në shumicën e rasteve ato janë përkthime nga mediat e huaja, mirëpo shumë rrallë gjejmë edhe burimin e informacionit, apo studimit të cilit i referohen. Së fundmi, portali “Telegrafi.com”, në rubrikën e […]

Shpërndahet artikull i vjetër dhe i pa verifikuar rreth përdorimit të maskës

Një artikull rreth përdorimit të maskës është shpërndarë shumë në mediat online në gjuhën shqipe, i cili nuk përmban burim të informacionit. Që nga muaji prill, i njëjti tekst “përtypet” nga mediat shqiptare, por asnjëherë nuk përmendet se nga ku është marrë ky studim. Kjo dukuri e shpërndarjes së teksteve të pakonfirmuara është mjaft e […]