[email protected]

Publikohet video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Balenciaga”

Një llogari në median sociale “TikTok”, që krijon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka dhënë disa pretendime sa i përket domethënies së emrit të markës veshmbathjeve “Balenciaga”. Kjo llogari pretendon se fjala “Balenciaga” rrjedh nga gjuha latine, që në gjuhën shqipe ka kuptimin “Mbreti Baal”. Baal, sipas okultizmit, përshkruhet si një mbret me zë të ngjirur […]

Fotografia nuk korrespodon me përmbajtjen

Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar sot (1 shkurt) një artikull me titull “Sulmuesi i Milanit refuzon Partizanin: Nuk dua të vij në Tiranë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e këtij artikulli nuk korrespodon me përmbajtjen. Në përmbajtje gjendet lajmi për futbollistin serb të Milan-it, Marko Lazetiq, i […]

Titulli lë të kuptohet se ndryshimi i çmimit të karburantit ka të bëjë me Kosovën

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar me 31 janar një artikull me titull “Ndryshohen çmimet e karburantit në vend”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se, titulli i këtij artikulli, nuk i përgjigjet përmbajtjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Bordi i Transparencës ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, […]

Shpërndahen video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Pepsi”

Disa llogari në median sociale “Tik Tok” që krijojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një pretendim rreth pijes së gazuar “Pepsi”. Këto llogari, pretendojnë se leximi mbrapsht (me kokë poshtë) i logos së pijes “Pepsi”, krijon fjalën angleze “Isded” që ka kuptimin “Is dead”, e që në gjuhën shqipe do të thotë “i vdekur”. […]

Inskenohet lojë shpërblyese duke e keqpërdorur imazhin e Halil Kastratit

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “𝕳𝖆𝖑𝖑𝖎𝖑 𝕶𝖆𝖘𝖘𝖙𝖗𝖆𝖙𝖙𝖎” dhe me fotografi të drejtuesit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, më 28 janar ka publikuar një video material të gjatë 90 minuta (1 orë e 30 min), duke pretenduar se, Halil Kastrati përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po paralajmëron një shpërblim për audiencën. Videoja është […]

Lajmi për të shtëna armësh në veri të Mitrovicës, është i vjetër

Artikulli me titull “Kërset kallashi në veri të Mitrovicës” është publikuar dje (30 janar) në Facebook nga faqet “Exclusive Albania Today”, “Shqipet” dhe “Feja Ime”. Ky artikull i shpërndarë nga këto faqe në Facebook është i vjetër, i publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com” me 18 nëntor 2022. (këtu) Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes […]

Lajmi për mos-lejimin e futjes së Coca Cola-s nga Serbia, është i vjetër

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com” ka publikuar të shtunën (28 janar) një artikull me titull “Do të çuditeni përse Coca-Cola e Serbisë nuk po futet në Kosovë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në mediat online në Kosovë në […]

Rishikimi i javës: dezinformata për ndihma financiare, clickbait për Trustin dhe mbështetjen financiare për studentët, gabim lidhur me avokatin e Aurona Pelajt

Dezinformatat dhe clickbait artikujt kanë qenë kategoritë keqinformuese që e kanë dominuar ekosistemin mediatik gjatë javës që shkoi. Përmbajtjet dezinformuese kishin të bënin me tema që ndërlidheshin me ndihma financiare për punëtorët e sektorit privat, për tarifat e reja të energjisë elektrike, sulmin ndaj policisë kufitare dhe pretendimi dezinformues i mediumit në gjuhën serbe, se […]

Translate »