[email protected]

Nuk dihet nëse në çantën në foto është “siguresa” e arsenalit nuklear rus

Disa portale informative kanë publikuar sot (21 tetor) një artikull me titull “Putin del në terren, me vete edhe çantën bërthamore”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull duke vërtetuar se titulli i vënë është jo saktë. Këto portale kanë pretenduar se çanta që shihet në fotografi, duke e mbajtur një person afër […]

Titulli nuk qartëson se në cilin shtet ka pasur inflacion të nivelit më të lartë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull “Inflacioni në nivelin më të lartë që nga pavarësia”. Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje. Pra, në përmbajtje […]

Lazio nuk ka kërkuar rikthimin e Muriqit

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull “Lazio kërkon rikthimin e Vedat Muriqit”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi në përmbajtje thuhet se rikthimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, e kanë kërkuar disa tifozë të skuadrës […]

Në artikull nuk paraqitet ndonjë afat zyrtar për liberalizim të vizave

Portalet informative “Kosova-sot.info” dhe “Insajderi.org” kanë publikuar dje (19 tetor) artikujt me tituj “Ja kur merret vendimi final për vizat” dhe “Në këtë muaj pritet të merret vendimi final për vizat”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se këta tituj janë jo adekuat, pasi që në përmbajtje të tyre nuk ka detaje që e […]

Krijohet pretendim tërësisht i pabazuar për përgatitje të Kosovës për sulm ushtarak ndaj Serbisë

Gazeta serbe “Informer.rs” ka publikuar sot (20 tetor) një artikull me pretendimin se Prishtina zyrtare po përgatitet për të sulmuar Serbinë. Artikulli I publikuar nga “Informer.rs” mbanë titullin “PRISHTINA PËRGATITET SERIOZISHT PËR LUFTË! Shqiptarët i kërkojnë NATO-s raketa për të sulmuar Serbinë”. Artikulli bazohet në një paralajmërim të ambasadorit rus në OKB, Vasiliy Nebenzja, sipas […]

Titull i sajuar: Nuk është sulmuar Shqipëria

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (19 tetor) një artikull me titull “Sulmohet sërish Shqipëria, detajet e para”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është tendencioz dhe që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur […]

Artikulli ka përmbajtje sqaruese për vetitë e hithit, por jo edhe shpërblim

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “seedoof.com” ka publikuar dje (18 tetor) një artikull me titull “Futu në lajm dhe qëlloja emrin kësaj bime, shpërblimi 300 euro”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky portal i dyshimtë ka vënë titull mashtrues që nuk korrespondon me përmbajtje. Në përmbajtje gjendet një përshkrim […]

Titulli “Jeremiq: Kosova në OKB” është i keqinterpretuar

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar sot (18 tetor) një artikull në titullin e së cilit shkruan “Jeremiç: Kosova në OKB”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i pa saktë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një pjesë e tekstit autorial të ish-kryediplomati […]