[email protected]

Nuk ka informacione se ka pasur fluturime të 10 helikopterëve në “zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës”

Faqja në Facebook “Gazeta NewBorn” ka publikuar të shtunën (15 tetor) një video të shkurtër prej 9 sekondash, imazhet e së cilës pretendohet se paraqesin fluturime të 10 helikopterëve në dy rajone në afërsi të Prishtinës.    “Çfarë po ndodh në Prishtinë: Rreth 10 helikopterë po lëvizin pa nderpre në zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës”. […]

Rishikimi i javës: manipulim të fakteve nga mediat serbe, mashtrime për lidhje martesore, teori konspirative nga Cako, gabime rreth çmimeve të derivateve

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të dezinformatave në ekosistemin keqinformues në Kosovë.  Në dezinformata u përfshinë lajme të vjetra të ri-sjella si aktuale ndërlidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Kishte dezinformata edhe për një sulm të Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor (lajm i vjetër), për pengimin e kurorëzimit të patriarkut serb dhe për kërkim […]

Publikohet lajm i vjetër me pretendimin të paraqitet si aktual

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar sot (14 tetor) një artikull me titull “LAJMI FUNDIT/ Nuk po i mjafton Ukraina!! Rusia kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar, […]

Ndalesa nuk parashihet vetëm për mbulesat Nikab e Burka dhe vendimi i autoriteteve zvicerane ende nuk është i plotfuqishëm

Mediumi online “Kosovapost.net” ka publikuar dje (13 tetor) një artikull me titull “Zvicër, 1.000 dollarë gjobë për bartje të burkes”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje të artikullit bëhet e ditur se Qeveria zvicerane ka dërguar një projektligj në Parlament, duke […]

Fotografia e mësimdhënëses nuk është e realizuar në ndonjë shkollë të Kosovës

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakti.seedoof.com” ka publikuar dje (13 tetor) një artikull me titull “VIDEO /E Turpshme: Shikoni si vishet kjo mësuese në një shkollë të Kosovës..!!”. Në këtë artikull shihet imazhi i një femre (mësimdhënëse) e veshur në një fustan të shkurtër, që nga ky portal pretendohet se bëhet fjalë […]

Artikull i vjetër me titull të sajuar

Artikulli me titull “LAJM I MIRË/ Anglia kërkon 2 milionë punëtorë, këto janë procedurat për aplikime”, është publikuar dje (12 tetor) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakti.seedoof.com”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Pas hulumtimit […]

Srbijadanas.com demantohet: Vizita e patriarkut serb në Kosovë u lejua

Portal informativ serb “Srbijadanas.com” ka publikuar dje (12 tetor) një artikull ku pretendohet se Albin Kurti do të tentojë të ndalojë kurorëzimin e Patriarkut Porfiri më 14 tetor në Patriarkanën e Pejës. Sipas këtij portali, skenari i Kurtit është që ta ndalojë hyrjen në Kosovë, të partriarkut Porfiri. Autori pretendon pa fakte se edhe nëse […]

Lajmi i vjetër për njohjen e patent shoferëve nga Gjermania paraqitet si aktual

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “seedoof.com” ka publikuar me 2 tetor një artikull me titull “Hyn në fuqi vendimi, nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në shkurt të këtij viti. […]

Parashikime konspiracioniste nga Alfred Cako për ngjarje të stuhishme që do të ndodhin

Konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako në emisionin “Rrethi Katror” të transmetuar në “Top Channel” më 09 tetor, ka vazhduar me pretendime të pabazuara rreth disa parashikimeve për ngjarje jo të zakonshme që priten të ndodhin. Hibrid.info ka trajtuar njërën nga këto parashikime të Cakos për një “blackout” të internetit që, sipas tij, pritet të ndodhë në […]