[email protected]

Përpjekja për ta barazuar rastin e Ukrainës me atë të Kosovës, e pabazë

Mediat serbe sot (12 shtator) kanë publikuar artikull me pretendimet e shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, e ndërlidh me Kosovën, duke e interpretuar pavarësinë e Kosovës si shkelje e integritetit territorial të Serbisë.   Pretendimi i Petkoviq-it ka të bëjë me […]

Narrativi politik nga Vuçiq e Petkoviq për pamundësinë e operimit të Policisë së Kosovës në veri

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Udhëheqësit e lartë politikë serbë nga Beogradi zyrtar, vazhdojnë ta përdorin në diskursin e tyre të shpeshtë, pothuajse, çdo zhvillim që ndodhë në veri të Kosovës, rajon ky i dominuar me banorë të komunitetit serb. Hibrid.info ka […]

Nuk është arritur marrëveshja ndërmjet SBASHK-ut dhe Qeverisë, siç pretendohet

Faqja “Gazeta Newborn” në Facebook (e paraqitur si media), ka publikuar dje (9 shtator) një postim me pretendimin se është arritur marrëveshja ndërmjet Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASHt), nëpërmjet së cilës përfundon greva dhe mësimin fillon të hënën. Sipas këtij postimi, pretendohet gjithashtu se […]

Pretendimet dezinformuese të “Russia Today” për Kosovën dhe ngjarjet e fundit

Televizioni shtetëror rus “Russia Today” (RT), i cili transmeton programin e tij në agnlisht, së fundi ka shfaqur një emision të tipit dokumentar për Kosovën të quajtur “Serbia: Shenjat e Luftës” në të cilin konflikti paraqitet si e vetmja zgjidhje e vërtetë. Ky dokumentar përmbanë një narrativë të pabazuar për nisjen e një konflikti (luftë) […]

Nuk ka ulje të çmimit të naftës

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Pronews20.com” sot (9 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Bie çmimi i naftës në Kosovë – kaq kushton 1L”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i datës 8 shtator. Në fakt, njoftimi për lirimin e naftës është bërë më 7 shtator […]

Vuçiq e Petkoviq e vazhdojnë pretendimin e pabazë se Policia e Kosovës nuk ka mandat të operojë në veri të Kosovës pa lejen e policisë lokale dhe të KFOR-it

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sot (09 shtator) e ka përsëritur pretendimin e pavërtetë se Prishtina zyrtare po e shkel marrëveshjen Brukselit me ndërtimin e bazave policore në veri dhe po […]

Në titull nuk qartësohet se cili shtet paralajmëron mbyllje të sektorit të bukës

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (8 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Alarmante: Rritja e çmimeve të energjisë mund të mbyllë shumë furra buke”. Por, pas verifikimit të fakteve paraqitura në këtë artikull, të bëra nga hibrid.info, është vërtetuar që në titull nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodh një zhvillim i tillë. Kjo […]

Pretendim i pabazë për rekrutimin e çeçenëve nga ana e amerikanëve për destabilizim të situatës në Kosovë

E përditshmja serbe “Novosti” në ueb faqen e saj “Novosti.rs” sot (8 shtator) ka publikuar një artikull ku pretendohet se CIA amerikane po e përgatit një kaos në Kosovë nëpërmjet  mercenarëve çeçenë dhe kriminelëve shqiptarë. Gazeta aludon se kjo po bëhet me qëllim të shtimit të forcave të NATO-së në Kosovë, në mënyrë që të […]

Pretendohet pa fakte se simbolika me duar e djaloshit kishte të bënte me “Shqipërinë e Madhe”

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu dhe këtu) Mediumi online serb “Kurir.rs” ka publikuar dje (7 shtator) një artikull me titull “SKANDAL NË LIGËN E KAMPIONËVE: Promovimi i “Shqipërisë së Madhe” mbi përplasjen e dy TITANËVE të futbollit!”. Brenda artikullit është postuar një […]