[email protected]

Publikohet imazh me të dhëna të pa verifikuara për rritje të pagave të mësimdhënësve

Një fotografi me pretendim të pabazë për rritje të pagave në sektorin publik është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga disa përdorues. Kjo fotografi ka të dhënat e njëjta me publikimin e bërë nga Instituti për studime arsimore “Edguard” më 26 gusht, i cili kishte pretenduar se koeficienti 1-18, i përcaktuar në projekt-ligjin e ri […]

Pretendim i pabazë për ekzistimin e një plani të Kurtit për konflikt më 31 tetor

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Gazeta serbe “Kurir” në ueb-faqen e saj “Kurir.rs” sot (06 shtator)  ka publikuar një artikull ku pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke përgatit një konflikt të ri më 31 tetor, duke u bërë presion […]

Në titull nuk qartësohet se cili shtet ka marrë vendim që të gjobisë bizneset që ngrohen me kondicioner

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (5 shtator) kanë publikuar një artikull me titull “Ky dimer pritet te jete i veshtire. Kush ngrohet me kondicioner pritet te marr gjobe”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje bëhet […]

Pensione e ndihmat financiare, çmimet dhe pensionet, mbesin temat kryesore

Dezinformatat Dezinformatat e publikuara këtë javë kanë përmbajtur temat e rritjes së çmimeve,  pensioneve dhe tërheqjes së trustit, dhe interpretimeve dezinformuese të mediave serbe. Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” më 30 gusht ka publikuar një artikull me titull “Nga muaji shtator rritet pensioni, Ja sa eshte vlera e rritjes”. Hibrid.info pas […]

Një opinion për marrëveshjen Kosovë – Serbi, paraqitet si lajm

Portali informativ “Botasot.info” më 2 shtator ka publikuar një artikull me titull “Marrëveshja finale/ Ky duhet të jetë kushti i Kosovës – ja ‘bomba’ e kurdisur nga Serbia”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet një shkrim autorial nga analisti Gani Qarri, […]

Pretendime të pabaza se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë

Mediumi serb “Alo.rs!” dje (02 shtator)  ka publikuar një artikull me titull  “ALO! ZBULON: PARALAJMËRIMI DRAMATIK I UDHËHEQËSVE ISLAMË DHE ORTODOKSË Perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë!”, në të cilën pretendohet pa fakte se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë duke u diskriminuar komuniteti serb. Artikulli i referohet konferencës ndërkombëtare “Dialogu ndërfetar si […]

Publikohet lajm i vjetër për ofrimin e mbështetjes financiare për familjet në Gjermani

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” dje (2 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (qershor 2020), atëkohë kur Gjermania kishte publikuar […]