[email protected]

Pretendim i pabazë për rekrutimin e çeçenëve nga ana e amerikanëve për destabilizim të situatës në Kosovë

E përditshmja serbe “Novosti” në ueb faqen e saj “Novosti.rs” sot (8 shtator) ka publikuar një artikull ku pretendohet se CIA amerikane po e përgatit një kaos në Kosovë nëpërmjet  mercenarëve çeçenë dhe kriminelëve shqiptarë. Gazeta aludon se kjo po bëhet me qëllim të shtimit të forcave të NATO-së në Kosovë, në mënyrë që të […]

Pretendohet pa fakte se simbolika me duar e djaloshit kishte të bënte me “Shqipërinë e Madhe”

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu dhe këtu) Mediumi online serb “Kurir.rs” ka publikuar dje (7 shtator) një artikull me titull “SKANDAL NË LIGËN E KAMPIONËVE: Promovimi i “Shqipërisë së Madhe” mbi përplasjen e dy TITANËVE të futbollit!”. Brenda artikullit është postuar një […]

Pretendimi se Erdogan do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë muajin e ardhshëm, i pa verifikuar

Portali informativ “Kosovapost.net” më 6 shtator ka publikuar një artikull ku pretendohet se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin e ardhshëm në agjendën e tij e ka Kosovën dhe Shqipërinë. Këto pretendimet ky portal informativ i mbështet në njoftimin e zyrës së presidentit turk. Autori, duke u bazuar në, siç i referohet, agjendën […]

Pretendohet rrejshëm se Zelensky ka urdhëruar 1 milionë ushtarë që të nisen drejt Rusisë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “analiza.koranews24.com” dje (7 shtator) ka publikuar një artikull me titull “ZeIenski jep urdhërin: 1 milionë ushtarë ukrainas nisen drejt Rusisë”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i publikuar më […]

Ish-ministri i jashtëm serb nuk ka kërkuar nga “Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”

Artikulli me titull “Sheгbetoгi besnik i Millosheviqit thote se Seгbiɑ ta njohe pɑvɑгesine e Kosoves-Ja detɑjet”, është publikuar sot (7 shtator) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Pronews20.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet deklarata […]

Lista Serbe pretendon pa fakte për sulm mediatik ndaj familjes Radojçiq dhe për ekzistimin e mediave të kontrolluara nga Kurti

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Disa media serbe dje (06 shtator) kanë publikuar artikull me pretendim se po sulmohen fëmijët e Milan Radojçiqit, nënkryetarit të partisë serbe “Lista Serbe (Srpska Lista)” nga, siç thuhet, mediat e kontrolluara nga Albin Kurtin, me arsyetimin […]

Në titull nuk sqarohet se bojkoti i grevës ka ndodhur vetëm në një fshat të Kosovës

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Pronews20.com” sot (7 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Lajm i mire , fillon mesimi injorohet SBASHKU”. Pas verifikimit të fakteve në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje, në fakt, gjendet një artikull i publikuar dje […]

Publikohet imazh me të dhëna të pa verifikuara për rritje të pagave të mësimdhënësve

Një fotografi me pretendim të pabazë për rritje të pagave në sektorin publik është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga disa përdorues. Kjo fotografi ka të dhënat e njëjta me publikimin e bërë nga Instituti për studime arsimore “Edguard” më 26 gusht, i cili kishte pretenduar se koeficienti 1-18, i përcaktuar në projekt-ligjin e ri […]