[email protected]

Mediat nga Kosova bien pre e një video të rreme, të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës

Disa media online në Kosovë kanë rënë pre e një video të manipuluar, të publikuar nga profili zyrtar në Twitter i Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë me përshkrimin “MiG-29 i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura shkatërron Su-35 e pushtuesve rusë”. Mirëpo, kjo video duket të mos i përgjigjet pretendimit të bërë, pasi duket se […]

Pretendohet rrejshëm se ka vdekur presidenti ukrainas – Volodymyr Zelenskyy

Një publikim në rrjetet sociale me lajm të rremë, është postuar sot nëpër faqe të Facebook-ut, nga një portal i dyshimtë në gjuhën shqipe, me pretendimin se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky portal i dyshimtë me domain – adresë “lajme.store”, dukjen e ka të ngjashme si të mediumit online “Telegrafi.com”, për t’i bërë lexuesit […]

Fotografia që paraqet sheshin “Majdan” të shkatërruar, është bërë në vitin 2014

Mediumi online “lajmi.net” në faqen e tyre ne Facbook kanë postuar dy fotografi, duke pretenduar se fotografia e sheshit të shkatërruar në Kiev është si rezultat i “luftës”, duke mos e qartësuar se për cilën luftë bëhet fjalë. Në mbishkrimin e vendosur në këtë postim shkruan “Kryeqyteti ukrainas, para dhe pas luftës”. Pas hulumtimit të […]

Publikohet video e vjetër me parashutistë rusë duke pretenduar të paraqitet si pushtim i qytetit ukrainas – Kharkov

Një video e dyshimtë është publikuar në platforma online, ku shihen imazhe të një operacioni ushtarak, saktësisht hedhja e parashutistëve, duke pretenduar ta paraqesin si pjesë të pushtimit të fundit të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse. Shumica e kanaleve dhe profileve në këto platforma (YouTube, Facebook, Twitter), e kanë titulluar këtë video material si pushtim […]

Nuk ka zbarkim të trupave britanike në Kosovë e as reagim të Vuçiqit

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar dje dhe sot (23 e 24 shkrut) artikuj me titull “Vuciqi t’merrohet! Trupat britanike ‘zbarkojnë’ në derë të Serbisë, Britania e Madhe po përforcon Ushtrinë e Kosovës”. Pretendimi i ngritur përmes titullit, bazuar në hulumtimin e bërë nga hibrid.info, rezulton të jetë i manipuluar. Nga ajo që […]

Pretendimi se kriza në Ukrainë do të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve në Kosovë, është i pabazuar

Mediat online në Kosovë si “Periskopi.com” dhe “Gazetademos.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se kriza në Ukrainë, do të jetë shkaktarë i shtrenjtimit të miellit, metaleve dhe naftës në Kosovë. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titujt e artikujve të publikuar nga mediat e lartpërmendura nuk i përgjigjen përmbajtjes. […]

Rizvanolli nuk ka thënë “se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”

Media online “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Rizvanolli thotë se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për […]

Kurti nuk ka ndarë 4 mijë banesa sociale për familjet në nevojë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar artikullin me titull “Kurti ndan 4000 banesa sociaIe per famiIjet ne nevoje”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk korrespondon me përmbajtje, si dhe lajmi është i vjetër. Hibrid.info ka gjetur se […]