[email protected]

Titulli “Amerika e konfirmon: Do ta armatosim fuqishëm Kosovën!” është i pavërtetë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar artikullin me titull “Amerika e konfirmon: ‘Do ta armatosim fuqishëm Kosovën!’”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër i muajit tetor 2021, atëkohë kur […]

Pretendimi se Gjermania po e furnizon Kosovën me armatim, sajim i vjetër

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Gjermania furnizon Ushtrinë e Kosovës me armatim supermodern”. Nga kontrolli i fakteve të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i cili është publikuar më 14 korrik të vitit 2021. Në […]

Nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shkëmbim territoresh

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “U ARRIT MARREVESHJA po ndodh shkëmbimi i territoreve Kosovë – Serbi?”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i sajuar, pasi nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili u publikua […]

Mehaj nuk ka thënë se pret me padurim ndërhyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Portale të dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin me titull “Ministri Mehaj me kunderpergjigje Gjeneralit serb!: Me padurim presim nderhyrjen tende”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pra ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ka thënë siç […]

Vazhdon publikimi i pretendimit të rremë: Kurti nuk ka vendos t’i dërgojë trupat e FSK-së në Ukrainë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” e ka publikuar një artikull me titull të rremë me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ta dërgojë ushtrinë në Ukrainë për t’u ndihmuar atyre në luftën kundër Rusisë. Hibrid.info ka verifikuar këtë artikull dhe është vërtetuar se titulli është i rremë […]

Pretendimi i Vuçiqit se po planifikohet largimi i Rusisë nga OKB për ta anëtarësuar Kosovën, tërësisht i sajuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se, në periudhën pasuese, fuqitë perëndimore pritet ta largojnë Rusinë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), për t’i mundësuar Kosovës anëtarësimin në këtë organizatë. Këtë pretendim Vuçiq e ka bërë pas votimit të djeshëm (2 mars) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën që dënon pushtimin […]

Wizz Air nuk do të ofrojë 100 mijë fluturime falas për refugjatët ukrainas

Portali “AlbanianPost.com” ka publikuar një artikull me titull “Wizz Air ofron 100 mijë fluturime falas për refugjatët ukrainas”. Nga verifikimi i fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi në përmbajtje bëhet e ditur se linja ajrore evropiane me kosto të ulët, “Wizz Air”, ka njoftuar se do […]

Zyrtari serb pretendon rrejshëm se Kosova nuk mund të hyjë në NATO pa u anëtarësuar në OKB

Presidenti i Këshillit Atlantik në Serbi, Vladan Zhivulloviq, ka thënë se kërkesa për anëtarësim të Kosovës në NATO është e parealizueshme, duke pretenduar se për këtë kërkohet pranimi paraprak në OKB. Këtë pretendim Zhivulloviq e ka bërë në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve – Tanjug (këtu). Mirëpo, pretendimi i bërë nga ky zyrtar […]

Video e publikuar në vitin 2018, pretendohet se paraqet granatimet e fundit në Ukrainë

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, po publikojnë video të vjetra me imazhe luftimi, duke pretenduar t’i paraqesin si ngjarje nga luftimet aktuale në Ukrainë. Ndër to është edhe një video e publikuar nga një faqe ne Facebook me emrin “Interlajmi”, synon të paraqitet si medium. Në këtë postim është vendosur mbishkrimi “Edhe […]