[email protected]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se ka përfunduar mandati i Miroslav Lajçak

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar në median sociale Facebook dje (31 janar) një artikull përmes titullit të së cilit pretendohet se ka përfunduar mandati i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Hibrid.info, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron. […]

Parashikim i pa argumentueshëm për luftë në Kosovë dhe Bosnje gjatë muajit shkurt

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar më 27 janar një artikull me titull “’Lufta është e pashmangshme’, eksperti austriak jep parashikimin e keq: Kosova dhe ky shtet të bëhen gati – ja planet e ekstremistëve serbë!”. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet deklarata e austriakut Gunther Fehlinger, të cilit portali i lartcekur i referohet si “ekspert […]

Paraqiten gabimisht vitet e dënimit me burgim, për të akuzuarit për terrorizëm

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (30 janar) një artikull me titull “Mbi 35 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm”. I njëjti pretendim është përmendur edhe në përmbajtje të këtij artikulli. Por pas verifikimit, është vërtetuar se pretendimi mbi dënimin e të katër akuzuarve, është paraqitur gabimisht, pasi në fakt hibrid.info ka vërtetuar […]

Mediumi serb pretendon rrejshëm se “britanikët dërgojnë shqiptarët e Kosovës në luftë në Ukrainë”

Mediumi në gjuhën serbe “happytv.rs” ka publikuar një artikull sot (30 janar) me pretendimin se britanikët dërgojnë shqiptarët e Kosovës në luftë në Ukrainë. Pretendimi i referohet një postimi në rrjetin social X (ish-twitter) të llogarisë së Ambasadës Britanike në Kosovë, ku bëhet e ditur për pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në […]

Kërkesa për kompensim të pagave nga pjesëtarët e FSK-së, publikohet rrejshëm si lajm për fillimin e këtij kompensimi

Portali i dyshimtë me emrin “Skenderaj Press” ka publikuar një artikull, me anë të cilit pretendohet se ka filluar kompensimi i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), për diferencën e pagës, bazuar në rregulloren për rritjen e pagave të pjesëtarëve të FSK-së, sipas gradave të tyre. Portali në fjalë këtë pretendim e bën […]

Imazhi që paraqet dy fëmijë palestinezë duke fjetur në baltë, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh në të cilin paraqiten dy fëmijë duke fjetur në baltë brenda një tende. Këtij imazhi i është vënë mbishkrimi “Natën e mirë nga Gaza”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky imazh nuk është real dhe se i njëjti është krijuar me […]

Pretendim i rremë se tifozët shqiptarë nuk kanë siguruar bileta për në Euro 2024

Mediumi informativ “EuroNews” në gjuhën shqipe ka publikuar në portal një artikull me anë të cilit pretendohet se tifozët shqiptarë nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për kampionatin evropian të futbollit, Euro 2024. E njëjta gjë pretendohet si në titullin ashtu edhe në përmbajtjen e artikullit. Pas verifikimit nga hibrid.info, është kuptuar se pretendimi është […]

Translate »