[email protected]

Mediat pro-qeveritare serbe shpërndajnë njëzëri propagandën për frikën e fqinjëve ndaj “Serbisë së Madhe”

Disa mediume serbe, në mesin e të cilave janë “Alo.rs” dhe “Pravda.rs”, kanë publikuar një artikull me titull të sajuar, ku thuhet se “shqiptarët gjenden në panik, duke u frikuar se Serbia do t’i përpijë”. Pretekst për të bërë këtë artikull, këto mediume serbe kanë marrë deklaratën e kryetarit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, […]

Satira e Haradinajt për implikimin e Mossad-it në dosjet e Gjykatës Speciale, publikohet si deklaratë e mirëqenë nga mediat

Mediat online në Kosovë kanë publikuar një artikull, bazuar në një pohim të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinajt, i cili pretendon se dosjet e Gjykatës Speciale për krime Lufte në Kosovë, të kenë mundur “të rrjedhin nga Agjencia e Inteligjencës së Izraelit “Mossad”, si shkëmbim […]

Fakte të pa verifikuara rreth dehidratimit

Mediat online në Kosovë GazetaExpress.com dhe Arbresh.info, kanë publikuar një artikull rreth shëndetit me titull “Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin”. Në këtë artikull janë paraqitur disa këshilla mjekësore, për të cilat nuk ka referenca. Teksti i plotë i publikuar në GazetaExpress.com dhe Arbresh.info: Tërhiqeni lëkurën e dorës, do […]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Ushqimet më të mira që parandalojnë sëmundjet e zemrës”, në të cilin paraqiten disa këshilla shëndetësore. Mirëpo, në të njëjtit artikull, pas një kontrolli të bërë nga hibrid.info, shihet mungon burimi i informacionit dhe referencat, që do të mund të argumentonin këto këshilla. Është […]

Raportim i njëanshëm rreth shtrimit të rrugëve në lagjen e “Nënkalasë” në Prizren

Disa media online në Kosovë, gjatë javës së kaluar (13 shtator), kanë publikuar një lajm të ndërtuar nga një fotografi e postuar në rrjete sociale me përshkrimin se si në disa rrugë të pjesës së vjetër të qytetit të Prizrenit, po hiqen kalldërmet për t’u “zëvendësuar me kubëza betoni”. Fotografitë së bashku me një koment, […]