[email protected]

Në titull nuk sqarohet vendndodhja e ngjarjes

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar sot (14 shtator) artikullin me titull “Aksident i rëndë! Gruaja shtatzënë humb jetën, përfundon poshtë autobusit (VIDEO)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titulli është përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një aksident i frikshëm ka […]

Titulli përgjithësues nuk e tregon vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (13 shtator) një artikull me titull “Humbin jetën 6 punëtorë pasi shkëputet vinçi”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja kuptohet në përmbajtjen e artikullit, që sqaron se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur […]

Pretendimi se trajneri turk Fatih Terim është në bisedime me FFK-në, i pa verifikuar

Faqja në Facebook “Futbolli Kosovar” ka publikuar dje (13 shtator) një postim me pretendimin se trajneri turk Fatih Terim është në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për mundësinë e marrjes së detyrës të selektorit te Kosovës. Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online dhe mediave sociale, nuk ka arritur të gjejë […]

Video-materiali paraqet një foshnje të shpëtuar në Indi, e jo pas tërmetit që goditi Marokun

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull bashkangjitur me një video, me të cilin pretendohet se pamjet tregojnë momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok. Kjo video me pretendim të njëjtë është shpërndarë edhe nga disa llogari në gjuhën angleze në mediat sociale Facebook […]

Pretendimi se Muriqi ua tregojë flamurin rumunëve i pasaktë

Portali informativ “indeksonline.net” në faqen e tyre në Instagram ka publikuar dje (12 shtator) një fotografi të futbollistit të reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi me mbishkrimin “Vedat Muriqi ua tregon rumunëve flamurin e Kosovës”. Në foto shihet Vedat Muriqi me fanellën vendase të Kosovës duke treguar me dorën e majtë stemën në fanellë. Pas verifikimi […]

Pretendohet pasaktë se futbollisti Altin Zeqiri është formuar në futbollin kosovar

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (12 shtator) një artikull me titull “Zhgënjejnë futbollistët nga diaspora, Ademi kthen sytë kah vendorët: ‘Janë e ardhmja’”. Në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull shihet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me pesë futbollistë që janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Megjithatë, në […]

Nuk ka arsye për vendimin e UEFA-s që gjyqtarët francezë ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Rumani – Kosovë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (12 shtator) një artikull me titull “Ja pse u vendos që vetëm gjyqtarët francez ta drejtojnë ndeshjen Rumani – Kosovë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Me anë të titullit mundohet të paraqitet se ka një arsye se shtëpia […]