[email protected]

Titulli nuk sqaron numrin e familjeve që përfitojnë nga vendimi i Komunës së Prishtinës

Disa portale informative kanë publikuar një artikull me titull “Komuna e Prishtinës i jep 70 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në artikujt në fjalë mungon sqarimi i  plotë i vendimit të Komunës së Prishtinës. Sipas vendimit të Komunës së Prishtinës, numri i familjeve që […]

Goffus nuk ka thënë se “Kosova është partner joefektiv i sigurisë”

Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (6 korrik) një artikull me pretendimin në titull se zëvendës sekretari i NATO-s, Thomas Goffus, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka konsideruar Kosovën si partner joefektiv i sigurisë, duke vlerësuar gjithashtu se po rrezikon jetën e ushtarëve të aleancës. Pas verifikimit të […]

Titulli lë të nënkuptojë se Edi Rama i drejtohet Albin Kurtit

Mediumi online “Gazeta Express” ka publikuar në Facebook një artikull me titull “Rama ironi nga Shkupi: Nuk i kam kërkuar takim Kurtit, refuzoi paraprakisht”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtuar se, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk e ka komentuar refuzimin për takim nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në mënyrën […]

Pretendimi se Zvicra po kërkon punëtorë, i pavërtetë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com” ka publikuar dje (5 korrik) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtorë – ja punët që kërkohen pa diplomë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk korrespodon me përmbajtjen. Në përmbajtje janë renditur pesë profesione në Zvicër, […]

Përdoret imazhi i një personazhi të huaj për ta paraqitur si një grua shqiptare që kërkon lidhje dashurie

Portali i dyshimtë “xnews7.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një grua e moshës 43 vjeçare, nga kryeqyteti zviceran Bern, e quajtur Merita, është në kërkim të një lidhjeje dashurie. Gjatë verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në postimin e këtij portali, pretendohet se gruaja në fjalë është shqiptare. Hibrid.info ka verifikuar […]

Bill Clinton nuk ka paralajmëruar fund më të tmerrshëm se Sali Berisha për Albin Kurtin

Llogaria në TikTok me emrin “KosovariPress” ka publikuar sot (05 korrik) një video-material në të cilin pretendohet se ish-presidenti amerikan Bill Clinton gjatë vizitës se tij në Tiranë, paralajmëroi fund tragjik të Albin Kurtit, në fjalimin e tij. Video-materiali ka mbishkrimin se “Bill Clinton paralajmëroi fund më të tmerrshum se Berisha për Albin Kurtin!”. Por […]

Pretendohet rrejshëm se Egjipti ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Në mediat sociale “Telegram” dhe “ Twitter” është publikuar një postim që pretendon se Egjipti ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kanali në Telegram në gjuhën serbe që mbanë emrin “БУНТ је стање духа” i përkthyer në shqip “Bunt është gjendje shpirtërore”, si dhe llogaria në Twitter me emrin “vale_iii” kanë pretenduar se “Qeveria […]

Serbia nuk ka falënderuar Shqipërinë dhe opozitën në Kosovë për përkrahje të rrëzimit të Qeverisë Kurti

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (03 korrik) një video-material në të cilin pretendohet se shteti serb ka falënderuar shtetin shqiptar dhe opozitën në Kosovë në përkrahje të rrëzimit të Qeverisë së Kosovës. Tutje pretendimi vazhdon duke u thirrur nga mediat serbe dhe duke u mbështetet me një imazh nga një artikull […]