[email protected]

Deklarata nuk i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Portali informativ “Indeksonline” sot (12 janar) ka publikuar një artikull me titull “Kryetari i një partie deklarohet kundër dërgimit të Policëve në Veri!”. Bëhet fjalë për një deklaratë/kërkesë të kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se autori, në këtë artikull, ka vënë […]

Thirrja për bartje të maskës është vetëm për në ambiente të mbyllura

Portali “Arbresh.info” ka publikuar dje (11 janar) një artikull me titull “IKSHPK bën thirrje për bartje të maskës”. (shih këtu) Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se autori, në këtë artikull ka vënë titull jo sqarues. Në përmbajtje qartësohet lajmi, ku thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë […]

Titulli nuk qartëson se në cilin shtet është shkarkuar presidenti i Federatës së futbollit

Artikulli me titull “Shkarkohet presidenti i Federatës së Futbollit” është publikuar dje (11 janar) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin, duke mos dhënë informacione se në Federatën e cilit shtet ka ndodhur ky shkarkim. Lajmi qartësohet vetëm […]

Sajohen histori dashurie me imazhet e grave të marra nga interneti

Faqja në Facebook “Gazeta Globale” poston artikuj të portalit të dyshimtë “infospostmedia.com” me fotografi të grave të huaja, disa prej të cilave i paraqet si shqiptare, që janë në kërkim të një lidhje dashurie. Hibrid.info ka verifikuar disa nga këto fotografi të grave që paraqiten si shqiptare. Por, bazuar në gjetjet e kryera përmes makinave […]

Veriu, komunat me shumicë serbe, Katar 2022 dhe futbollistët shqiptar të Zvicrës, ishin temat mbi të cilat u bë keqinformim gjatë dhjetorit

Audienca kosovare, kryesisht ajo shqipfolëse, vazhdon të përballet me përmbajtje keqinformuese, të cilën po e konsumon përmes mediave sociale. Çështjet që ndërlidhen me zhvillimet në veri të Kosovës, me futbollistët me prejardhje shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, me mashtrime për tregime të trilluar rreth kërkesave për lidhje dashurie, ngjarje të ndryshime përgjatë zhvillimit të kampionatit […]

Narrativi dezinformues i zyrtarëve serbë, “tërheqja e njohjeve të Kosovës”

Na vazhdën e diskursit politik të zyrtarëve shtetëror serb kundrejt Kosovës zë vend edhe narrative dezinformues për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete që e kanë njohur më parë. Ky narrativ zakonisht përdoret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i jashtëm, Ivica Daçiq dhe ish-ministri i jashtëm, Nikola Selakoviq. Narrativi mbi tërheqjen […]

Balenciaga nuk ka prodhuar “shapka me gisht në formë të shishes së plastikës”

Faqet në Facebook “Origjinale” dhe “Autochthonous Shqipe” kanë publikuar sot (11 janar) një artikull me titull “Do të guxonit t’i vishnit? Çudia e radhës nga Balenciaga, shapka me gisht si shishe plastike”. Ky artikull i postuar nga këto faqe, është publikuar në shtator të vitit 2020 nga portali i dyshimtë “goandwatch.com”. (shih këtu). Pas verifikimit […]

Pretendohet rrejshëm se “shqiptarët nga Zvicra të gatshëm të veshin uniformën e UÇK-së”

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (10 janar) dhe më 15 dhjetor një artikull me titull “Shqipëtarët Nga Zvicra Të Gatshëm Për T’vishur Uniformën E UÇK-Së! Mbi 2.700 Të Gatshëm BaIIë Serbisë”. Ky artikull është publikuar më 4 prill 2022 nga portali i dyshimtë “blicalb.com”, i cili më pas u shpërnda nga këto faqe […]

Rishikimi i javës: clickbait për 100 euro për pensionistë dhe marrëveshje të fshehtë për largimin e barrikadave; manipulim me fakte nga mediat serbe, dezinformata rreth Muriqit

Në javën e parë të vitit ekosistemi keqinformues medial u dominua nga artikuj të kategorizuar si “Clickbait”. Artikujt clickbait kishin të bënin me ndarjen nga 100 euro për pensionistët, për marrëveshje të fshehtë për largimin e barrikadave, dhe për ngjarje që nuk kishin të bënin me Kosovën. Në javën e parë i ri-publikua përmbajtja satirike […]

Jevtiq dhe Petkoviq japin të dhëna të pasakta rreth numrit të pjesëmarrësve në protestën e organizuar në Shtërpcë

Qytetarë të komunitetit serbë janë mbledhur dje (8 janar) në Shtërpcë për të protestuar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur të rinj të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar. Ka pasur pretendime për numrin e pjesëmarrësve në protestë nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën […]

Translate »