[email protected]

Rishikimi i javës: dezinformata për targat, clickbait artikuj për zhvillime jashtë Kosovës, gabime në lokacione dhe deklarata

Në javën që shkoi ekosistemi keqinformues në Kosovë u dominua nga dezinformatat. Dezinformata nga mediat serbe lidhur me zbatimin e vendimit të regjistrimit të targave në RKS dhe lajme të vjetra të ri-sjella si aktuale. Clickbait artikuj për zhvillime të ndryshme të cilat, në tituj nuk qartësonin vendin e zhvillimit, duke ngjallur kështu kureshtjen tek […]

Titulli dhe fotografia nuk e bëjnë të qartë vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (30 tetor) një artikull me titull “Sulm me thikë, humb jetën një 32 vjeçar”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një […]

Nuk ka ndryshim të procedurave nga shteti grek për lejet e qëndrimit

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ranknews3.com” ka publikuar dje (30 tetor) artikullin me titull “Urime për Shqiptaret, Ja dhe ndryshimi që erdhi nga Greqia për lejet e qëndrimit”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se mbanë titulli të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pas hulumtimit […]

Petkoviq nuk e argumenton pretendimin se Kurti po synon dëbimin e serbëve nga Kosova

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Mediumet në gjuhën serbe, “Kurir” dhe “N1”, kanë publikuar sot (31 tetor) reagimin e Petar Petkoviqit në lidhje me regjistrimin e veturave me targa RKS të cilin e kanë titulluar, “PETKOVIQ: Me vendimin për regjistrim, Kurti kërkon […]

Pretendohet rrejshëm se Erdogan u ka dërguar mesazh shqiptarëve

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web.lluksipress.com” ka publikuar të shtunën (29 tetor) një artikull me titull “Erdogan Mesazh Shqipëtarëve!: Fort Mirë E Dini Se Europa Gjithmonë Ju Ka Shkelur!”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i rremë, pasi një deklaratë e tillë e […]

Titulli i sajuar: Nuk ka ligj në Zvicër që parasheh largimin e shqiptarëve nga puna

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ranknews3.com” ka publikuar dje (28 tetor) një artikull me titull “Ligji ri nga Zvicra, Shumë shqiptarë mund të mbesin pa punë, Ja arsyeja befasuese”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, konstatohet që ky artikull përmban titull të sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje […]

Pretendohet pa fakte se ekziston një plan për konfiskim të veturave dhe arrestim të serbëve

Medium serb “Informer” ka publikuar sot (28 tetor) një artikull me titull “PLANI FERR I ALBIN KURTIT DHE EKSTREMISTËVE SHIPTARË! Do të rrëmbejnë veturat dhe do të arrestojnë serbët që refuzojnë të nënshkruajnë ‘peticionin e ri-regjistrimit’!?! Artikulli hedh pretendimin e pabazuar për një plan të Kurtit, sipas të cilit, serbëve që refuzojnë ri-regjistrimin do t’u […]

Novosti publikon një pretendim të pabazë të Vuçiqit se prapa vendimit për targa “fshihet plani për dëbimin e serbëve”

E përditshmja serbe “Novosti” ka publikuar sot (27 tetor) një artikull me titull “ÇFARË fshihet PAS PLANIT SHQIPTAR ME TARGA,  Vuçiq: Nuk do të lejojmë vrasjen dhe persekutimin e serbëve”. Përmbajtja e artikullit është e bazuar në deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të bëra në një fjalim para publikut, pas takimit me disa […]

Translate »