[email protected]

Pretendim i rremë: Titulli dhe fotografia lënë të kuptohet se ka vdekur Angela Merkel

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull me titull “Dit Zíe për Europën: Ndë rron jete ë ‘Nëna’ e gjithë Shqip.ëtarëve dhe popullit Gjerman”, ndërsa në fotografi shihet portreti i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për vdekjen e saj. Pas kontrollit të fakteve […]

Pretendimi se Kurti me tu kthyer nga Brukseli ka shpalosur flamujt e luftës, i pabazë

Gazeta serbe Alo! në ueb-faqen e tyre sot (20 gusht) kanë publikuar një artikull  ku pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me tu kthyer nga bisedimet në Bruksel ka filluar të persekutojë serbët dhe ka shpallur “Shqipërinë e Madhe”. Artikulli më titull “E turpshme! PAS KTHIMIT NGA BRUKSELI, FILLOI PERSEKUTUIMIN E SERBËVE DHE SHPALLI […]

Titulli përgjithësues lë vend për keqinformim pasi nuk qartëson se cili shtet ka marrë këtë vendim

Disa faqe në Facebook dje (19 gusht) kanë publikuar një artikull me titull “Prap ligji ri, Nga 200 euro do të jepen për secilin qytetar, dhe ja arsyeja”, i cili është marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është […]

Titulli dhe fotografia nuk e përshkruajnë vendndodhjen e ngjarjes

Artikulli me titull “Ngjarje e tmerrshme, vritet me thikë 87-vjeçari” është publikuar dje (18 gusht) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Thomas […]

Pretendimi se në 540 ditë pushtet të Kurtit janë bërë 210 sulme ndaj serbëve, i pabazë

Gazeta serbe “Politika” në ueb-faqen e saj “Politika.rs” ka publikuar një artikull ku pretendohet se, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet janë regjistruar 50% më shumë incidente ndëretnike. Artikulli me titullin “Në 540 ditë pushtet, 210 sulme ndaj serbëve”, ky medium serb pretendon se në Kosovë janë rritur sulmet me motive etnike ndaj […]

Publikohet gabimisht fotografi e vitit 2020 për të ilustruar rënien e nivelit të ujit në liqene

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar dy fotografi të liqenit të Badovcit përkatësisht Batllavës. Në përshkrimin e këtyre fotografive thuhet se ka rënë niveli i ujit në këto dy liqene, duke bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm (shih këtu) Mirëpo, pas hulumtimit përmes programit […]

Publikohen artikuj me tituj që nuk qartësojnë vendin e ngjarjes

Gjatë hulumtimit ditor (24 orë) të kryer nga hibrid.info, janë gjetur disa artikuj me tituj përgjithësues (Clickbait), që nuk tregojnë vendndodhjen e ngjarjeve. Këta artikuj janë publikuar nga portali informativ “Kosova-sot.info”, me të cilët synohet tërheqja e lexuesve që të klikojnë në ta, ndërsa ngjarjet qartësohen vetëm në përmbajtje. Duke ditur se ky portal është […]

Translate »