[email protected]

Mediumi serb ngritë shqetësim të pabazuar: Nuk paraqet fakte se blerja e armatimit nga Policia ka synim sulmimin e serbëve

Mediumi serb “Alo.rs” sot (15 gusht) ka publikuar në artikull ku pretendon se Prishtina zyrtare ka shpenzuar milionat për të armatosur urgjentisht Policinë e Kosovës për t’i sulmuar serbët. Artikulli i publikuar me titull “PRISHTINA NDAU MILIONA PËR TË ARMATOZUAR URGJENTISHT ANËTARËT E TË ASHTUQUJTURES POLICI: Kurti bleu autoblinda për të sulmuar serbët!” bënë interpretimin […]

Opinioni paraqitet si lajm

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Të gjithë prokurorët e inkriminuar, avokat mbrojtës të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit në listën e zezë për t’i shkarkuar!”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është nxjerrë nga një opinion, por pa e bërë të qartë këtë fakt. Titulli […]

Titulli lë të kuptohet se qarkullimi i trotinetëve elektrikë do të ndalohet në të gjithë Prishtinën

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i pasaktë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në titull lë të kuptohet se Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e tyre në tërë qytetin, […]

Narrativat e sajuara nga zyrtarët dhe mediumet serbe mbi qëndrimet e Qeverisë së Kosovës

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu dhe këtu) Vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për dokumentet e udhëtimit dhe largimin e targave ilegale shkaktuan tensione në veri të vendit. Serbët lokal bllokuan rrugët që lidhin dy pikat kufitare Kosovë-Serbi, që […]

Imazhet që pretendojnë se “The Simpsons ka parashikuar agresionin rus në Ukrainë”, janë të montuara

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Nga Trump president tek pushtimi i Ukrainës, zbulohet se si ‘The Simpsons’ parashikojnë të ardhmen” Në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull shihen karakteret nga familja e serisë së filmave të animuar “The Simpsons” me uniforma lufte dhe duke valëvitur flamurin ukrainas, si dhe […]

Pretendimi për një koalicion Kurti, Plenkoviq dhe Izetbegoviq me mbështetje perëndimore kundër Serbisë, interpretim tendencioz

Në disa medium në gjuhën serbe është hedhur një pretendim për një koalicion ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq dhe liderit të boshnjakëve të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Bakir Izetbegoviq. Në këto mediume, janë publikuar artikuj me pretendimin ekzistimin e planeve për likuidimin e serbëve që, siç thuhet, vijnë pikërisht në […]

Pretendohet rrejshëm se Ilir Meta ka përdorur fotografi të Kabulit

Media online në Shqipëri “Gazetatema.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se ish-presidenti, Ilir Meta, në një postim të tij në Facebook ka paraqitur qytetin e Kabulit, duke pretenduar se është Tirana. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vlerësuar se ky pretendim i GazetaTema.net është i pasaktë, pasi që në postimin e Metës, gjendet saktësisht […]

Translate »