[email protected]

Pretendohet rrejshëm se në artikull gjendet opsioni i aplikimit për vizë pune në Gjermani

Portale të dyshimta më përmbajtje në gjuhën shqipe sot (29 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Apliko ketu : Banesa e paguar dhe vize pune ne Gjermani (DETAJET)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull tendencioz dhe të sajuar, pasi është vërtetuar se lajmi është i vjetër […]

Petkoviq nuk e argumenton pretendimin e tij se “Kurti po gënjen, kur bënë përgjegjës Beogradin për shtyrje të Dialogut”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petokivq, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po gënjen kur po thotë se shtyrja e Dialogut në Bruksel, po shtyhet si shkak i Beogradit zyrtar. Këtë pretendim, Petkoviq e bëri pak orë pas deklaratës së Kurti, i cili tha se dialogu Kosovë-Serbi po […]

Cheap fake: Shpërndahet imazh i rremë i Kurtit me Rakiqin

Një profil personal në Facebook, ka postuar fotografi me një fotografi të edituar “cheapfake”, pëmes së cilës pretendohet rrejshëm për një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Në fotografinë në të cilën është bërë ndërhyrje, shihen Kurti dhe Rakiq duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit. Pas hulumtimit përmes […]

Titulli dhe fotografia nuk e qartësojnë lajmin, rrjedhimisht vendin e ngjarjes

Portali informativ “kosovapost.net” ka publikuar sot (28 korrik) një artikull me titull “Vritet reperi i njohur, pesë minuta para vrasjes bëri këtë postim”. Pas kontrollimit të fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, autori mund të ketë tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi që ngjarja ka të bëjë me shtetin […]

Në titull nuk sqarohet se në cilin shtet është rritur çmimi i naftës

Portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, dje (27 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Rritet çmimi i naftës”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, vërtetohet se redaksia i ka vendosur një titull përgjithësues këtij artikulli. Përderisa në përmbajtje paraqitet lajmi për ngritjen e çmimit të naftës gjatë ditës […]

Ri-publikohet lajmi i rremë për vizat

Faqja në Facebook “Lajmet e Fundit+” ka postuar sot (27 korrik) një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com” më 3 korrik. Artikulli mbanë titull të sajuar “URIME!! Ja data se kur mund të lëvizim pa viza”, duke pretenduar që, në mënyrë të rreme, të informojë për liberalizim të vizave. Pas verifikimit të fakteve […]

Premtimi për marrje të shtetësisë së Shqipërisë nga kosovarët, pretendohet të paraqitet si vendim

Disa faqe në Facebook kanë publikuar artikull të portalit të dyshimtë “Banglacontent24.com” me titull “Çdo kosovar do të marrë shtetësinë shqiptare ose t’i mbajë të dyja”. Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është jo adekuat, që nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje gjendet premtimi i bërë nga kryetari i Partisë Demokratike në […]

Nuk është e vërtetë që Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt se Zhlebi dhe Çakorri po i kthehen Kosovës

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (26 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Po i dalin fjalet te madhit Ramush Haradinaj – Zhlebi dhe Çakorri po i kthehen Kosoves? Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt”. Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, është kuptuar se ky titull është i […]

Translate »