[email protected]

Shpërndahen video me pretendime të rreme: Nuk kishte tubim të Kurtit në Shtërpce me brohoritje “Serbia-Serbia”

Shumë portale kanë rënë pre i disa versioneve të videove të publikuara në hapësirën digjitale (rrjete sociale, media online, kanale online), ku pretendohet rrejshëm për një tubim të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në Shtërpcë, në të cilin tubim është brohoritur “Serbia Serbia”. Në këto video, pas kontrollit të fakteve, vërehen shumë detaje që vejnë […]

Nuk dëshmohet pretendimi se Bill Gates ka thënë që “të paktën 3 miliardë njerëz duhet të vdesin”

Një video e parë mijëra herë në rrjetet sociale, paraqet një citat të Bill Gates për gjoja “sterilizimin dhe kontrollit të popullsisë”. Klipi tregon një person duke thënë: “Sipas fjalëve të Bill Gates, të paktën 3 miliardë njerëz kanë nevojë të vdesin”. Mirëpo Reuters nuk ka gjetur prova që Gates të ketë bërë një deklaratë […]

Në SHBA shpërndahen pretendime të rreme: Fitorja e Biden ndërlidhet me rritjen e numrit e të infektuarve me COViD-19

Ueb-faqe të dyshimta dhe poste virale pretendojnë në mënyrë të gabuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndryshoi protokollet e testimit COVID-19 për arsye politike, pas inaugurimit të Joe Biden dhe se, rastet pozitive të rreme, kishin ngritur numrin e të infektuarve. Ky pretendim i rreme ishte bazuar në udhëzimet e OBSH që u kishin […]

Postim me imazh të montuar në faqen e Gani Gecit: Kurti nuk kishte deklaruar në FAZ ashtu siç pretendohet

Në faqen e Facebook-ut që mbanë emrin e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Gecit, është publikuar sot (25 janar) një fotografi përmes së cilës pretendohet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vitin 1998 ishte deklaruar kundër SHBA-ve dhe Ibrahim Rugovës. Në këtë postim është publikuar një fotografi me pretendimin se […]

Pretendimi Bujanovacke.co.rs se shqiptarë nga Kosova po vaksinohen në Bujanoc, i pavërtetë

Portali nga Bujanoci “Bujanocke.co.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se qytetarë nga Kosova, të nacionaliteti serb dhe shqiptar, po udhëtojnë në Bujanoc për t’u vaksinuar kundër virusit Korona. Mirëpo, menjëhere pas këtij lajmi, ka reaguar kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili përmes një prononcimi për “Gazetaexpress.com” e ka demantuar pretendimin e këtij mediumi. […]

Translate »