[email protected]

Pranvera nuk e gjen Prishtinën me biçikleta, ashtu siç kishin deklaruar zyrtarët komunalë

Shkroi: Etrit Rexhepi Për ardhjen e biçikletave të qytetit në Prishtinë, kishte njoftuar më 5 dhjetor të vitit 2023, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në llogarinë e tij në Facebook. Në këtë njoftim, Zogaj kishte paralajmëruar montimin e stacioneve gjatë javëve në vijim, kurse sipas të njëjtit, biçikletat do të jenë të gatshme […]

Rishikimi i javës: Imazh i paverifikuar murali i Vedat Muriqit, dezinformata se Vlora Çitaku ka vizituar Manastirin e Deçanit, citim i pasaktë i deklaratës së minstrit Sveçla

Java që shkoi u karakterizua me dominimin e dezinformatave në ekosistemin keqinformues. Dezinformatat u publikuan në media sociale dhe portale të dyshimta. Në media sociale u publikua një imazh i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu e gjeneruar me inteligjencë artificiale ku shihet në ambiente të një spitali; u publikua edhe një fotografi e vjetër me pretendimin […]

Muaji mars: Veriu, produkte shëruese dhe kushtet klimatike ishin temat, mbi të cilat u keqinformua më së shumti, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) institucioni, kryeministri Albin Kurti, figura më e përfolur

Veriu, produkte shëruese dhe kushtet klimatike ishin temat kryesore për të cilat u keqinformua gjatë muajit mars 2024. Bazuar në trajtimin e përmbajtjeve keqinformuese gjatë këtij muaji, shumë tema të ndryshme politike u përdorën më së shumti për të keqinformuar. Pas përmbajtjeve politike, përmbajtjet keqinformuese nga fusha e sociales dhe e sigurisë janë përdor më […]

Titulli nuk sqaron se teleskopi diellor që pritet të vendoset në Kosovë, është më i madhi në Gadishullin Ballkanik

Portali informativ “Telegrafi.com” ka publikuar dje (20 mars) një artikull me titull “Kosova pritet të bëhet me teleskopin më të madh diellor, flet astronomia kosovare Pranvera Hyseni”. (këtu dhe këtu) Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje të artikullit bëhet e […]

Pretendim i pabazë se moderatorja braziliane në Shqipëri, Andresa Ambrosio i ka dhënë fund jetës

Një kanal në YouTube me emrin “Perditesuesi” ka publikuar (1 mars) një video-material, të titulluar “DO NGELESH NE ZEMRAT TONA!Andresa i jep fund jetes!”. Video-materiali në fjalë, pretendon se prezantuesja braziliane e cila jeton në Shqipëri, e njohur nga programi televiziv “E diela shqiptare”, i ka dhënë fund jetës. Por, verifikimi i fakteve nga hibrid.info, […]

Vazhdojnë të shiten produkte online, duke mos specifikuar përmbajtjen e tyre dhe rreziqet shëndetësore që mund t’i sjellin

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt “MJALTË PËR POTENCË”, e cila mban emrin “Wonderful Honey”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë i quajtur “Wonderful Honey” nuk është 100% natyral dhe se nuk preferohet të përdoret nga të gjithë, […]

Saga e Manastirit të Deçanit

Sagës së Manastirit të Deçanit mbi pronësinë e 24 hektarëve tokë përreth objekteve të veta kishtare u erdhi fundi. Më 20 mars, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë konfirmoi se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë. Më […]

Translate »
1406