[email protected]

Titull përgjithësues që nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (6 qershor) një artikull me titull “18-vjeçari humb jetën në një aksident”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “18-vjeçari, i cili ishte […]

Vazhdon të publikohet në TikTok pretendimi i rremë për ekzistencën e një pandemie të re

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” po vazhdon të publikojë video-materiale ku pretendohet për ekzistencën e një virusi të ri. Video-materiali i publikuar sot (7 qershor) mban mbishkrimin që paralajmëron fundin e botës në vitin 2024 dhe se virusi që sipas pretendimit cilësohet edhe si pandemi, ka shpërthyer në Kinë dhe SHBA, duke marrë jetën […]

Nuk është marrë ndonjë vendim për pagesat shtesë të policëve

Sot (6 qershor) është publikuar një artikull nga mediumi online “kosova-sot.info”, me titull “Lajm i mirë për policët e Kosovës, vendimi për pagesën e shtesave”. Përmbajtja e artikullit ka të bëjë me deklarata nga Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës, i cili sot raportoi para anëtarëve të Komisionit për çështje të sigurisë, në Kuvendin […]

Pretendimi se Policia ka tentuar t’i shkel protestuesit serb ne Zveçan, i pabazë

Disa mediume në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (6 qershor) me pretendimin se njësitë speciale të Policisë së Kosovës (PK) kanë provokuar protestuesit në Zveçan, duke tentuar t’i shkelin. Artikulli mbanë titullin “PROVOKIM I RI NGA FORCAT SPECIALE TERRORISTE TË KURTIT! Shqiptarët deshën t’i shkelin serbët në Zveçan”. Pas verifikimi të fakteve është […]

Pretendime të rreme në TikTok se Erdogan ka kërcënuar Serbinë

Disa llogari në TikTok gjatë ditëve të fundit kanë shpërndarë video-materiale me përmbajtje të sajuara, duke pretenduar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar Serbinë. Këto video-materiale përmbajnë material me pretendime të pavërteta se Erdogan ka reaguar me kërcënim ndaj Serbisë, në lidhje me ngjarjet e fundit që po ndodhin në veri të […]

Rishikimi i javës: dezinformata nga mediat në gjuhën serbe lidhur me Kurtin, teori konspirative nga mediat ruse, përmbajtje të rreme në mediat sociale

Artikujt dezinformues dhe lajmet e rreme kanë dominuar ekosistemin keqinformues në javën që shkoi. Dezinformatat ndërlidheshin me pretendimet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i kërcënon serbët me largim nga Kosova, ose me burgim; se Kurti, të ketë thënë që “është i gatshëm të rrëzojë Vuçiqin”; se Dafina Demaku, është “gazetare pro-serbe” dhe “e […]

Mediat në gjuhën serbe shtrembërojnë postin e Velës për protestën opozitare në Beograd

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje (4 qershor) lidhur me reagimin e, Blerim Velës, shefit të kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur me protestat e opozitës në Beograd. Sipas këtyre mediumeve, Vela është shprehur i lumtur dhe krenar lidhur me protestat e opozitës në Beograd, duke pretenduar të ketë […]

Kurti nuk ka thënë se “është i gatshëm të rrëzojë Vuçiqin”

Në një artikull të publikuar në mediumin në gjuhën serbe që mbanë domainin “Pink.rs” pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të ketë thënë që “është i gatshëm të rrëzojë Vuçiqin”. Ky pretendim është bërë përmes titullit – “Kurti tha: Jam gati të ndihmoj për rrëzimin e Vuçiqit!”. Mirëpo, në këtë artikull të publikuar dje […]

Translate »