[email protected]

Pretendohet pa fakte për “sulm ndaj Bërnabiqit nga mediat e Kurtit”

Medium në gjuhën serbe “informer.rs” ka publikuar dje një artikull me pretendimin se mediat e afërta me Albin Kurtin po e sulmojnë Serbinë dhe mbështesin protestat e opozitës në Serbi. “Informer.rs” këtë pretendim e ngrit duke u bazuar në raportimin lidhur me reagimin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq kundrejt opozitës serbe. Pas hulumtim të […]

Kërkesa e Chollet-it për shmangien e veprimeve provokuese në veri, ishte për të dyja palët – Kosovën dhe Serbinë

Disa mediume online në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (18 maj) një artikull me titull “SHBA paralajmëron Vuçiqin: Kujdes me provokimet ndaj Kosovës”. Artikulli i referohet një bisede telefonike të Derek Chollet, këshilltar special i Departamentit të Shtetit, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Hibrid.info ka vërtetuar se ndryshe nga siç pretendohet në titull, këshilltari special, […]

Titull përgjithësues që nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (18 maj) një artikull me titull “Shoferi kishte pirë drogë, makina bie në liqen, vdes një fëmijë dhe dy vajza”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në […]

Vetura është blerë nga Komuna e Junikut, e jo nga kryetari i saj

Portali informativ “Demokracia.com” ka publikuar sot (18 maj) një artikull me titull “DOKUMENT| Kryetari i Junikut blen veturë me km/h 00, vlera rreth 20 mijë euro”. Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ajo që pretendohet në titull, nuk korrespondon me përmbajtjen. Në përmbajtje, shpjegohet se vetura është blerë nga […]

Stërvitjet e forcave speciale kamboxhiane paraqiten rrejshëm si vrasje të muslimanëve

Llogaria në TikTok, me emrin “drilonche”, ka publikuar dje (17 maj) një video-material, me mbishkrimin që pretendon se në pamjet e shfaqura në video, shihen persona të besimit islam, me duar të lidhura, teksa vriten në det. Hibrid.info me anë të makinave kërkimit, ka vërtetuar se videoja në fjalë, tregon për stërvitjet ushtarake të forcave […]

Punimi i një artisti që paraqet një gjallesë në formë oktapodi, mundohet të paraqitet si diçka e pazakontë e gjetur në Çernobil

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Ja pamjet se cfare zbuluan shkenctaren ne cernobil, do te mbeteni pafjal pasi ti shikoni..(VIDEO)”. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një përmbajtje gjysmake në lidhje me disa pajisje radioaktive të gjetura në qytetin e Çernobilit, pas aksidentit bërthamor që ndodhi […]

Titulli nuk qartëson se për futbollistin e cilës kombëtare bëhet fjalë

Portali informativ “Demokracia.com” ka publikuar dje (16 maj) një artikull me titull “Skandaloze, arrestohet futbollisti i kombëtares për ryshfet!”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk tregon se për futbollistin e cilës kombëtare bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet […]

Vuçeviq pretendon pa fakte se Kurti po planifikon t’i marrë me forcë katër komunat veriore

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, me 14 maj në emisionin “Novo Jutro” (Mëngjesi i ri) ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përgatit aksione për t’i marrë fizikisht katër komunat veriore. Ai ka pretenduar pa fakte se Kurti ka një plan që më 28 maj t’i marrë fizikisht ato komuna, t’i rrëzojë […]

Raportohet gabimisht se Kosova paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë

Portali informativ “GazetaDemos.com” ka publikuar dje një artikull me titull “’Askund në Evropë çmimi i energjisë elektrike nuk është kaq i lartë sa në Kosovë’”. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një intervistë e shkurtër e realizuar nga ky portal me ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliut, i cili ka folur rreth çmimit të energjisë elektrike […]

Translate »