[email protected]

Titulli nuk sqaron se për mësuesit e cilit shtet bëhet fjalë

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (3 prill) ka publikuar një artikull me titull, “Mësuesit refuzojnë ofertën e qeverisë për pagat”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë shtetin në të cilin ndodh ngjarja. Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se […]

Titulli lë të kuptohet që kërkesa për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut vlen për gjithë vendin

Disa mediume në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull sot (4 prill) me titull “Kërkohet ndalimi i përdorimit të TikTok-ut në Shqipëri”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues dhe lë për të nënkuptuar që po kërkohet të ndalohet TikTok-ut në nivel të përgjithshëm. Lajmi sqarohet vetëm në […]

Pretendohet rrejshëm se Hajredin Kuçi ka filluar punën në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (3 prill) një fotografi të ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të cilës i kanë vënë mbishkrimin “Prof.Hajredin Kuçi fillon punën në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e vjetër, e publikuar në shkurt të vitit […]

Lista Serbe nuk ofron mjaftueshëm fakte se gruaja serbe është keqtrajtuar nga policët kosovarë

Subjekti politik serb në Kosovë, “Lista Serbe” kanë publikuar një video dje (02 prill) me pretendimin se një grua serbe me fëmijën e saj janë keqtrajtuar nga Policia e Kosovës e armatosur me armë të gjata në Zveçan. Ky pretendim i Listës Serbe është publikuar në disa media në gjuhën serbe ku thuhet se kryeministri […]

Rishikimi i javës: fotografi mashtruese të Papës, pretendim i rremë se është arrestuar Putin, teori konspirative për “Shqipërinë e Madhe”

Artikujt clickbait kanë dominuar ekosistemin keqinformues në javën që shkoi në Kosovë. Clickbait-artikujt kryesisht kanë qenë të ndërlidhur me zhvillime të ndryshme që nuk i është bërë e ditur vendndodhja e ngjarjes në titull, duke lënë hapësirë që të mund të kuptohet se ngjarjet janë zhvilluar në Kosovë. Artikuj mashtrues me fotografi të Papa Françeskut […]

Deklarata e vjetër Kurtit për zhvillimet në veri të Kosovës, pretendohet të paraqitet si aktuale

Disa faqe në Facebook kanë postuar një artikull dje (2 prill) me titull “Kurti: Serbët në veri mund të ngritin barrikada dhe të sulmojnë Policinë përsëri”. Artikulli i postuar nga këto faqe në Facebook është publikuar më 14 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “freshnews201.com”. (këtu) Hibrid.info ka verifikuar faktet e […]

Në titull nuk sqarohet vendndodhja e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” sot (1 prill) ka publikuar një artikull me titull “Tronditëse: Nëna 35-vjeçe hidhet nga dritarja bashkë me djalin 5-vjeçar”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk qartëson vendin e ngjarjes. Ndërsa lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se […]

Pretendohet pa fakte se nisma “QUAD-i i Ballkanit Perëndimor” përbën një hap drejt “Shqipërisë së Madhe”

Mediumi në gjuhën serbe “Novosti” dje (29 mars) ka publikuar një artikull me titull “HAPI I RI DREJT SHQIPËRISË SË MADHE: Iniciativë e rrezikshme në Shkup – Serbia dhe Srpska duhet të “mbyllin radhët”. Mediumi në fjalë, nismën e marrëdhënieve katërpalëshe mes katër shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i […]

Translate »