[email protected]

Publikohet lajm i vitit 2021 lidhur me terminët për viza pune në Gjermani

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com” ka publikuar me datë 28 shkurt një artikull me titull “Lajm I Mirë Për Kosovarët: Prej Nesër Mund Të Aplikoni Për Termin Në Ambasadën Gjermane Për Viza Pune”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se lajmi është i vjetër, i publikuar më 30 […]

Pretendohet rrejshëm se Gjermania ofron nga 10 mijë euro për çdo punonjës të ri

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar me datë 26 dhe 27 shkurt një artikull me titull “Gjermani: Bonus mirëseardhjeje prej 10,000 euro për çdo punonjës të ri”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë, që nuk i përgjigjet as përmbajtjes. Lajmi qartësohet vetëm […]

Fotografia nga zjarri i vitit 2009 në Kaliforni, paraqitet si imazhi i djegies së fabrikës ‘Comodita’

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar sot (1 mars) një artikull me titull “Zjarr në fabrikën ‘Comodita’”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e këtij artikulli nuk korrespondon me përmbajtjen. Në përmbajtje bëhet fjalë për një zjarr që ka përfshirë mbrëmë një pjesë të fabrikës së dyshekëve ‘Comodita’ në Gjakovë, […]

Veriu, Asociacioni dhe vërshimet ishin temat mbi të cilat u keqinformua më së shumti në janar

Çështjet që ndërlidhen me zhvillimet në veri të Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe raportet Kosovë-Serbi, vazhduan të jenë temat mbi të cilat u keqinformua edhe gjatë muajit janar. Ndonëse ishin më të pakta në numër, krahasuar me muajt e kaluar, këto tema prapë vazhdojnë mbesin të renditura si të parat për sa […]

Pretendohet rrejshëm se “Kurti do të jep dorëheqje” pas takimit në Bruksel

Portali i dyshimtë “teleshkronjapost.com” ka publikuar dje (27 shkurt) artikullin me titull “BRUKSEL / E FUNDIT: Kryeministri Albin Kurti sot jep dorëheqje”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet një deklaratë e bërë nga ish-deputeti i Kuvendit të […]

Rishikimi i javës: dezinformatë se shqiptarët po përgatiten për spastrim etnik të serbëve, teori konspirative lidhur me princeshën Diana, artikuj mashtrues lidhur më votimin në Big Brother Vip Albania

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve me përmbajtje dezinformuese në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Përmbajtjet dezinformuese kishin të bënin me pretendime se Kurti ka harxhuar 20 mijë euro për ndërrim të mobilieve në zyre; për rënien e zogjve të ngordhur në Gjirokastër; për vdekjen e aktorit turk; për vdekjen e vogëlushes 4 […]

Translate »