[email protected]

Vuçiq nuk i ka kërkuar Grenell-it ta shuaj Ushtrinë e Kosovës

Një nga portalet e dyshimta “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull duke pretenduar se Aleksandar Vuçiq i kërkon Richard Grenellit shuarjen e ushtrisë së Kosovës. Me të hapur artikull, i cili është postuar në Facebook, vërehet se teksta në brendësi të artikullit paraqet krejtësisht diçka tjetër. Në fakt, përmbajtja e këtij artikulli përshkruan cicërimën e Grenell-it, […]

Ndryshohet këshilla e virologut gjerman

Portali i dyshimtë “Specialja.com”, ka publikuar një lajm, bazuar në intervistën e realizuar me virologut gjerman Christian Drosten, ku flet për pasojat e pandemisë COVID-19, dhe mundësisë për mbyllje të serishme. Në këtë artikull e titulluar “Drosten: “Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë”, nuk paraqiten detaje të cilat e vërtetojnë atë që pretendohet përmes […]

Satira e Haradinajt për implikimin e Mossad-it në dosjet e Gjykatës Speciale, publikohet si deklaratë e mirëqenë nga mediat

Mediat online në Kosovë kanë publikuar një artikull, bazuar në një pohim të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinajt, i cili pretendon se dosjet e Gjykatës Speciale për krime Lufte në Kosovë, të kenë mundur “të rrjedhin nga Agjencia e Inteligjencës së Izraelit “Mossad”, si shkëmbim […]

Fakte të pa verifikuara rreth dehidratimit

Mediat online në Kosovë GazetaExpress.com dhe Arbresh.info, kanë publikuar një artikull rreth shëndetit me titull “Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin”. Në këtë artikull janë paraqitur disa këshilla mjekësore, për të cilat nuk ka referenca. Teksti i plotë i publikuar në GazetaExpress.com dhe Arbresh.info: Tërhiqeni lëkurën e dorës, do […]

Njoftim i vjetër dhe i ndryshuar për ndalimin e fluturimeve komerciale nga Prishtina

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër rreth anulimit të fluturimeve komerciale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Lajmi rreth anulimit të këtyre fluturimeve është i pasaktë dhe i sajuar. Teksti brenda artikull përmban një lajm të vjetër, bazuar në komunikatën 21 marsit të publikuar nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërsa e njëjta komunikatë […]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Ushqimet më të mira që parandalojnë sëmundjet e zemrës”, në të cilin paraqiten disa këshilla shëndetësore. Mirëpo, në të njëjtit artikull, pas një kontrolli të bërë nga hibrid.info, shihet mungon burimi i informacionit dhe referencat, që do të mund të argumentonin këto këshilla. Është […]