[email protected]

Përmes një imazhi të manipuluar paraqitet se Sadri Ramabaja ishte anëtar i shërbimit sekret jugosllav

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në Facebook me emrin “Pajtim Malokaj” ka publikuar (14 prill) një video-material që shfaq kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) duke e cilësuar opinionistin Sadri Ramabaja si anëtar të shërbimit sekret shtetëror jugosllav (UDBA), koment i cili pasohet nga një imazh që paraqet një dokument, me anë të së cilit […]

Përmes një videoje të vjetër pretendohet rrejshëm se ushtria shqiptare u nis për Kosovë

Shkroi: Fatbardh Dema Një llogari në TikTok me përmbajtje në gjuhën shqipe që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (17 prill) një video-material në të cilën paraqiten disa automjete ushtarake. Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Ushtria shqiptare duke shkuar në Kosovë”. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është arritur të gjendet […]

Gazetari nga Presheva nuk ka thënë “Serbia i ndaloi edhe serbët që janë pjesë e FSK-së”

Shkroi: Festim Rizanaj Portali informativ “Klankosova.tv” ka publikuar një artikull dje (17 prill) me pretendimin se Serbia i ndaloi edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë ndalimit të autobusëve me udhëtarë kosovarë në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën. Artikulli bazohet në një deklaratë të […]

Publikohet video me pretendimin e rremë se paraqet zërin e Gjyljeta Ukellës

Shkroi: Etrit Rexhepi Llogaria në TikTok me emrin “fastnewskosovo” ka publikuar dje (16 prill) një video-material shkëputur nga një emision që shfaqej në televizionin “Klan Kosova”, ku në bazë të përshkrimit të shfaqur në video, kuptohet se në emision po bëhej thirrje të dhurohej para për në Shqipëri pas dëmeve që kishte shkaktuar tërmeti në […]

Pretendohet rrejshëm se tifozët e Bayer Leverkusen kanë kënduar këngën “Mora fjalë”

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari me përmbajtje në gjuhën shqipe në TikTok me emrin “robin_hood_0” ka publikuar dje (16 prill) një video-material që shfaq një moment nga festa e tifozëve të klubit gjerman të futbollit, Bayer Leverkusen, pasi kjo skuadër siguroi titullin e kampionit në Bundesligën gjermane. Në mbishkrimin vendosur video-materialit pretendohet se këta tifozë […]

Pamjet nuk paraqesin sulmin e Iranit kundër Izraelit, u realizuan në tetor 2023 në fillim të konfliktit Hamas-Izrael

Shkroi: Fatbardh Dema Një video-material me mbishkrimin “Sistemi kunder ajror ne Tel Aviv u aktivizua”, u publikuar me datë 14 prill nga faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”. Me këtë mbishkrim, faqja e lartcekur supozon se pamjet tregojnë sulmin me dron të Iranit kundër Izraelit në natën e 13 prillit. Pas […]

Video e muajit tetor 2023 që i paraqet izraelitët duke u larguar nga aeroporti, paraqitet si aktuale

Shkroi: Fatbardh Dema Faqja “The Reis” në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar dje (15 prill) një video-material në të cilën paraqitet një grumbull njerëzish në ambientet e një aeroporti. Kjo faqe pretendon se pamjet paraqesin izraelitët me shtetësi të dyfishtë, të cilët po largohen nga Izraeli nga frika se lufta do të […]

Video nuk paraqet palestinezët duke festuar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Shkroi: Fatbardh Dema Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”, ka publikuar një video-material në mbishkrimin e së cilës thuhet “Gëzimi i palestinezëve në oborrin e Mesxhid al-Aksa kur dëgjuan lajmin për sulmin e Iranit ndaj Izraelit”. Kontrollues faktesh nga spanja “Maldita.es” kanë verifikuar video-materialin e njëjtë, por të publikuar në gjuhë […]

Takimi i vjetër në mes Scholz dhe Biden paraqitet si aktual me pretendimin e rremë se kanë diskutuar për Kosovën

Shkroi: Etrit Rexhepi Llogaria në Facebook me emrin “Lule Gjeli” ka publikuar më 13 prill një imazh ku paraqiten kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden pranë njëri tjetrit. Fotografisë së publikuar i është vendosur mbishkrimi “Kancelari gjerman ne takim me Presidentin amerikan folën edhe për Kosovën”. Por, pas verifikimit të fakteve […]