[email protected]

Mashtrimi me imazhin e ambalazhit të Astra Zeneca, po shpërndahet edhe në audiencën shqipfolëse në Facebook

Kohët e fundit është duke qarkulluar një fotografi me kutinë e vaksinës kundër virusit Korona nga kompania “Astra Zeneca”, në të cilën gjendet një vulë e supozuar e datës së prodhimit të kësaj vaksine “15 korrik 2018”, pra më shumë se një vit para se të shfaqej COVID-19. Megjithatë, pretendimi është i rremë, pasi imazhi […]

Ngjarjet e fundit në Afganistan po përcillen me shumë lajme e imazhe të fabrikuara

Invadimi i trupave guerile talibane në Afganistan, pas largimit të misionit ndërkombëtar dhe trupave ushtarake të koalicionit, është shfrytëzuar në masë të madhe nga krijuesit dhe shpërndarësit e lajmeve të rreme, për të shtuar veprimtarinë e tyre. Agjencitë botërore kanë vërtetuar një numër të pretendimeve të rreme të publikuara në rrejtët sociale, që ndërlidhen me […]

Kosova ndër vendet nga ku janë krijuar e shpërndarë dezinformata lidhur me zgjedhjet në Australi

Jacob Wallis nga Instituti Australian për Politika Strategjike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka të dhëna që shtetet po shfrytëzojnë grupe me pagesë nëpër rrjetet sociale – që kryesisht përhapin dezinformata – me qëllim të shtrirjes së ndikimit. Wallis, udhëheqës i programit për operacione të informimit dhe dezinformimit në […]

Vaksinat COVID-19 dhe terapia gjenetike, janë dy gjëra të ndryshme

Vaksinat që përdorin teknologjinë mRNA nuk janë terapi gjenetike sepse ato nuk ndryshojnë gjenet, thanë ekspertët për Reuters, pas përhapjes së pretendimeve se ato ndikojnë në kodin gjenetik. Mijëra përdorues të mediave sociale kanë shpërndarë postime të tilla që nga fillimi i vaksinave të COVID-19 (këtu)-dhe kanë vazhduar ta bëjnë këtë edhe gjatë këtij gushti. […]

Facebook po mbyllë profilet që lidhen me “lavatirçen” ruse të dezinformatës

Facebook ka fshirë qindra llogari të kontrolluara nga Rusia, për të cilat thotë se ishin të përfshira në fushata dezinformimi kundër vaksinave. Kompania tha se rrjeti i llogarive synonte Indinë, Amerikën Latine dhe SHBA. Ata u përpoqën të rekrutojnë ndikues për të përhapur pretendime të rreme për të minuar besimin e publikut në vaksinat e […]

Rrjet i organizuar i profileve të rreme promovojnë propagandën kineze kundër perëndimit

Sipas një studimi të ri, një rrjet i përhapur me më shumë se 350 profile të rreme të mediave sociale po shtyn narracionet pro-kineze dhe po përpiqet të diskreditojë ata që shihen si kundërshtarë të qeverisë kineze. Qëllimi është të delegjitimohet Perëndimi dhe të rritet ndikimi dhe imazhi i Kinës jashtë shtetit, sugjeron raporti i […]

Në fotografi nuk shihen Grenell dhe Bregoviq së bashku në varkë

Media në gjuhën shqipe kanë publikuat sot një lajm, përmes së cilit pretendohet se “Richard Grenell dhe Goran Bregoviq, janë fotografuar në një varkë në bregdetin jugor të Shqipërisë”. Mirëpo ky pretendim rezulton të jetë i pa verifikuar. Ky raportim është bërë fillimisht bazuar në një fotografi të publikuar nga drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, […]

Mediat kosovare e gabojnë lajmin: Tërmeti nuk ka ndodhur 63 km larg Kosovës, por në ishullin grek Kos me shpejtësi 63 km/S

Disa media online kanë publikuar një artikull me lajm për një termet të ndodhur në ishullin Kos në Greqi, të ndodhur gjatë ditës së djeshme. Mirëpo, raportimi për këtë fenomen është bërë gabimisht. Gabimi ka ndodhur në identifikimin e ishullit Kos që ndodhet në juglindje të Greqisë, (pranë brigjeve turke të Egjeut), si shkurtesa e […]