[email protected]

A po prishen raportet Kosovë-ShBA?

Krisja e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka qenë në fokus të diskutimit publik që nga krizat e para në veri të Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) mori pushtetin në vitin 2021. Prej vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa në vitin 2022, pastaj mbështetja e kryetarëve në […]

Në titull nuk sqarohet se Rexhep Selimit i është larguar vetëm njëri nga avokatët

Mediumi informativ “EuroNews Albania” ka publikuar dje (19 shkurt) një video-material në Youtube, me titull “Skandal me UÇK në Hagë: Edhe Rexhep Selimi pa avokat!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij video-materiali nuk e jep informacionin e plotë, pasi që nuk sqaron se ish-deputetit të Kuvendit të […]

Pretendohet pa fakte se mijëra shqiptarë nga diaspora do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita në Shqipëri

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe” ka publikuar dje (19 shkurt) një artikull me titull “Mijëra shqiptarë nga diaspora drejt Tiranës në protestën e nesërme gjithpopullore për liri e demokraci. Ja sa janë nisur nga Zvicra dhe vendet e BE-së”. Ky portal pretendon se vetëm nga kantoni i Gjenevës […]

Rishikimi i javës: Dezinformatë nga mediat në gjuhën serbe, clickbait/dezinformata me lajme të vjetra, lajme të rreme në media sociale

Java që shkoi u karakterizua me dominimin e artikujve clickbait/dezinformatë dhe lajmeve të rreme në ekosistemin keqinformues. Lajmet e rreme kryesisht u publikuan në rrjete sociale dhe ndërlidheshin me pretendime për deklaratë të shkrimtarit Ismail Kadare për kryeministrin Kurti; për deklaratë të Kurtit për prejardhjen e parave të diasporës. Clickbait artikull lidhur me një vrasje, […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta-Shqip.com” dje (18 shkurt) ka publikuar një artikull me titull “TRONDITËSE! 46-vjeçari masakron babain me sharrë elektrike dhe lajmëron policinë: E vrava…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur […]

Muaji janar: Raste tragjike, incidente në vendbanimet serbe dhe largimi masiv i popullsisë janë temat mbi të cilat u keqinformua më së shumti, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë institucioni, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, figura më e përfolur

Tema kryesore që ka mbizotëruar në përmbajtjet e trajtuara gjatë muajit janar 2024 janë rastet e ndryshme tragjike (vdekje, vrasje), incidentet në vendbanimet serbe dhe largimi masiv i popullsisë pas liberalizimit të vizave. Reduktimi i përmbajtjeve të ndryshme nga fusha e sigurisë (armatosja e FSK-së dhe konflikti Izrael-Hamas) ka bërë që përmbajtje të ndryshme me […]

Imazhi që qarkullon në rrjet nuk tregon një gjeneral britanik të vrarë në Gaza

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar një imazh të një personi me veshje ushtarake, me mbishkrimin “Vritet në Gaza Majori Britanik Aleksandër Emanuel”. Mirëpo, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se pretendimi nuk qëndron dhe se ky imazh ekziston në rrjet që nga viti 2008. Vegëza e imazhit të publikuar nga […]

Pretendim i pa bazë nga “Alo.rs” se shtatorja është ngritur nën dijeninë dhe dëshirën e Kurtit

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull më 14 shkurt lidhur me shtatoren e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të zbuluar në Peran të Podujevës. Ky medium, duke iu referuar një burimi të pa identifikueshëm, pretendon se shtatorja në fjalë është ngritur nën dëshirën dhe dijeninë e Kurtit. Pas hulumtimit të bërë nga […]

Pretendim i rremë se Kurti ka vënë në dyshim prejardhjen e parave të mërgimtarëve

Në një grup publik në Facebook me emrin “Disapora me PDK” është publikuar (28 dhjetor) imazhi ku shfaqet portreti i kryeministrit Albin Kurti. Fotografisë i është bashkangjitur edhe mbishkrimi që pretendon se kryeministri Kurti është deklaruar “Kemi dyshime për prejardhjen e parave që po i sjellin mërgimtarët në Kosovë”. Pas hulumtimit nga hibrid.info, deklarata e […]

Translate »