[email protected]

Pretendimi se Erdogan paralajmëron Vuçiqin për Kosovën është i pa verifikuar  

Disa media në gjuhën shqipe, duke ju referuar artikullit të publikuar së pari në portalin informativ “tesheshi.com”, kanë publikuar lajmin mbi pretendimin se Erdogan e paralajmëron Vuçiqin në lidhje me Kosovën gjatë një bisede telefonike. Mirëpo, përkundër hulumtimit përmes makinave digjitale të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë këtë pretendim të ngritur. Rrjedhimisht, nga […]

Televizioni serb “Pink” pretendoi rrejshëm se ka filluar një konflikt i armatosur në Kosovë

Televizioni në gjuhën serbe “Pink”, në pasditen e së dielës (31 korrik), përmes një emisioni të jashtëzakonshëm debatues kanë analizuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së barrikadave në rrugët që dërgojnë në dy pikë-kalimet kufitare, Bërnjak e Jarinje. Udhëheqësi i këtij emisioni, duke iu referuar disa të dhënave të paverifikuara, pretendon […]

Me fotografi të paqartë, Qeveria e Serbisë pretendon të faktojë se shqiptarët kanë provokuar serbët në Viti me flamuj të UÇK-së

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar se një grup shqiptarësh kanë provokuar serbët me flamuj të UÇK-së në Vërboc të Vitisë. Mirëpo, në fotografinë e postuar në këtë njoftim nuk shihet qartë nëse ky […]

Nuk ka kërkesë nga shteti për blerjen e dronëve “Bayraktar”

Artikulli me titullin “Kosova në luftë me Serbinë: Kërkesë nga shteti që t’i blejë dronat turk ‘Bayraktar’”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtjet në gjuhën shqipe “gazeta.thenews48hr.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull i titullit të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në të dhënat e artikullit paraqitet […]

Stano nuk ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marr vendime të njëanshme dhe të pakoordinuara

Media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull për reagimin e Bashkimit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, me titull që pretendon se këta të fundit e kanë “qortuar” palën kosovare për veprime të njëanshme. Artikujt me reagimin e BE-së, me tituj që pretendojnë se Brukseli zyrtar ka qortuar Qeverinë e Kosovës për […]

Janë mbyllur vetëm dy pikë-kalime kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak

Portali informativ “Jepize.com” dje (31 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Zyrtare: Mbyllen kufijtë e Kosovës, gjendje alarmante”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull jo adekuat, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje gjendet njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës për mbylljen e dy pikë-kalimeve kufitare, Bërnjak […]

Pretendohet rrejshëm për plagosjen e zyrtarit policor dhe qytetarëve serbë në veri

Portali informativ “Nacionale.com” mbrëmë (31 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se një polic dhe dy qytetarë raportohet të jenë plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve në veri të vendit. Por i njëjti pretendim është hedhur poshtë nga Policia e Kosovës. Këtë artikull, ky medium në gjuhën shqipe e kishte […]

Selakoviq pretendon pa fakte se “shqiptarët janë duke e planifikuar ferrin në Kosovë”  

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka pretenduar se “shqiptarët janë duke planifikuar ‘ferrin’ në Kosovë”. Këtë pretendim të pa mbështetur në fakte, ky ministër serb e ka bërë sot (30 korrik), në një prononcim për media, të dhënë pas një mbledhje të partisë në pushtet atje, SNS-së.   Por, këtë paralajmërim, Selakoviq nuk […]