[email protected]

Emiri i Katarit nuk ka deklaruar se nëse nuk ndalohen bombardimet në Gaza, do të ndalet furnizimi me gaz në botë

Faqja në Facebook me emrin “Bota Islame” ka publikuar një video-material (14 tetor) pjesë nga një fjalim i emirit te Katarit. Në mbishkrimin e postit pretendohet se ai është deklaruar se në rast të mos ndalimit të bombardimit të Gazës, Katari do të ndalojë furnizimin me gaz në botë. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info […]

Video e vitit 2021 paraqitet rrejshëm si e automjeteve të ndihmave nga Egjipti të nisura për në Gaza

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje (15 tetor) një video-material me mbishkrimin “Automjetet egjiptiane të ndihmave që presin para portës kufitare Rafah per ne Gazza”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vjetër, i realizuar në qershor të vitit 2021. Vegëza e artikullit të publikuar në […]

UEFA nuk i ka përzgjedhur dy futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të kualifikimeve për “EURO 2024”

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (15 tetor) një artikull me pretendimin se shtëpia evropiane e futbollit “UEFA” ka përzgjedhur dy futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë në kualifikimet për kampionatin evropian “EURO 2024”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se UEFA nuk ka përzgjedhur formacionin më […]

Protesta pro-palestineze e vitit 2021 në Stamboll, paraqitet si aktuale

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar me datë 8 tetor një artikull me titull “’Dërgoni ushtarë turq në Gaza’, protesta në Stamboll në mbështetje të palestinezëve”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali që paraqet protestuesit në Turqi duke brohoritur “dërgoni ushtarët tanë në Gaza”, është e vjetër, […]

Pamjet nuk paraqesin beduinët egjiptianë duke shkuar në Gaza, video është e vitit 2021

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar me datë 12 tetor një video-material me përshkrimin “Beduinët egjiptianë shkojnë në kufirin e Gazës me makinat e tyre dhe kërkojnë që kufijtë të hapen në mënyrë që të mund t’i bashkohen luftetareve per liri”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Video e vitit 2021 paraqitet si e konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar me datë 13 tetor një video-material me anë të së cilës pretendon se pamjet shfaqin qytetarët libanezë që përpiqen të kalojnë kufirin izraelit për të mbështetur palestinezët. Ky video-material është verifikuar nga kontrollues faktesh nga Reuters, e që është vërtetuar se video është realizuar në maj të vitit […]