[email protected]

Pretendim i pa verifikuar se Duka do t’i shpërblejë futbollistët me nga 200 mijë euro pas fitores ndaj Çekisë

Portali informativ në gjuhën shqipe “Open-tv.mk” ka publikuar me datë 11 tetor një artikull me pretendimin se kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i ka premtuar nga 200 mijë euro për secilin futbollist të kombëtares nëse e fitojnë ndeshjen ndaj Çekisë. Ky portal informativ pretendon se “për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti […]

Pretendohet rrejshëm se Serbia do ta sulmojë Kosovën më 15 tetor

Llogaria në TikTok “babajaga454” ka publikuar më datë 2 tetor një video-material me mbishkrimin ku pretendohet Serbia do ta sulmojë Kosovën me 15 tetor sipas raporteve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës “CIA”. Megjithatë hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka arritur të gjejë dëshmi që vërtetojnë pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë. Vegëza e video-materialit […]

Video-materiali i realizuar në Algjeri paraqitet si i konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar me datë 8 tetor një video-material në të cilën shihen flakë të kuqe dhe fishekzjarre që lëshohen nga çatitë. Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Vazhdojnë përleshjet e armatosura në Rripin e Gazës”. Kontrolluesit e fakteve nga Reuters e kanë verifikuar këtë video […]

Rama nuk ka thënë se ndjen neveri ndaj Haradinajt që cakërroi gotat me përfaqësuesit e Listës Serbe

Portali informativ “Albanian Post” ka publikuar sot (12 tetor) në Facebook një artikull me titull “Rama: Kurtin e kam më shumë mik se sa Haradinajn, neveri për trokitjen e tij të gotave me përfaqësuesit e Listës Serbe”. Në bazë të titullit të këtij artikulli nënkuptohet se Edi Rama, kryeministër i  Shqipërisë, ka komentuar veprimin e […]

Video-materiali i vitit 2020 paraqitet si i konflikti aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar me datë 9 tetor një video-material me pamje të një shkarkimi të artilerisë luftarake me pretendimin “Hamasi vazhdon të godasë Izraelin”. Kontrollues faktesh nga Reuters kanë verifikuar faktet e paraqitura në këtë video-material, duke vërtetuar se pamjet janë të vitit 2020 në Siri. (shih këtu) Vegëza e postimit […]

Pretendohet rrejshëm se Turqia i ka dhuruar FSK-së 10 helikopterë luftarakë “Apache”

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar me datë 11 tetor një postim me mbishkrimin “Turqia dhuron FSK 10 helikopter luftarak Apachi. Këta dot jenë në mbykqyrje të Natos ku madatin e merr presidenca e Turqisë”. ­Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, nuk është gjetur asnjë informacion i […]

Paraqiten si aktuale pamjet e vjetra të bombardimeve nga forcat izraelite ajrore në Gaza

Faqja në  Facebook me emrin “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar (7 tetor) një video-material në të cilën shfaqen pamje të shpërthimit të disa objekteve. Mbishkrimi i publikimit pretendon se video-materiali shfaq momente të bombardimeve të forcave izraelite ajrore në Gaza. Por që pas verifikimeve të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se pamjet e shfaqura janë […]