[email protected]

Ri-publikohet artikulli me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (23 tetor) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtorë – ja punët që kërkohen pa diplomë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk i përgjigjet përmbajtes. Pas klikimit në artikull, sqarohet se bëhet fjalë për pesë profesione në Zvicër, […]

Imazhi i një bombardimi në Gaza nga viti 2019 publikohet si aktual

Llogaria në Facebook “Al Khattab” me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar një postim me imazhe të cilat shfaqin momente të bombardimeve, për të cilat autori pretendon se kanë ndodhur në Gaza. Autori i ka bashkangjitur imazheve mbishkrimin “Nata më e dhunshme që nga fillimi i agresionit kundër Gazës.. bombardime pa ndalesë. Dhjetëra dëshmorë dhe […]

Video e sulmit të vitit 2012 në stacionin e policisë në Bahrein, paraqitet si aktuale

Një faqe në Facebook me emrin “Tempulli” ka publikuar me datë 20 tetor një video-material me mbishkrimin “Protestuesit pro Palestinës sulmuan ambasadën izraelite në Bahrein”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vitit 2012 dhe paraqet skena të një sulmi të demonstruesve në një stacion policie në kryeqytetin […]

Fotografia e shpalosjes së flamurit të Palestinës nga tifozët e Atletico Madrid, e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Disa faqe në Facebook me postime që kanë mpërmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje dhe sot (20-21 tetor) një fotografi me një imazh të fabrikuar të një flamuri palestinez, të shpalosur në tribunat e një stadumi. Nëpërmjet kësaj fotografie me imazh të fabrikuar, ngritet edhe një pretendim i rremë se gjoja flamuri i Palestinës […]

Pamje e vjetër e lansimit të një rakete në Jemen paraqitet si moment sulmi ndaj Izraelit

Llogaria në Facebook me emrin “Al Khattab” ka publikuar dje (20 tetor) një video-material që shfaq momente të lansimit të një rakete. Kjo llogari me anë të mbishkrimit pretendon se pamjet tregojnë lansimin e raketës, e cila ka cak Izraelin. Por pas hulumtimit të fakteve nga hibrid.info, është kuptuar se video-materiali është i vjetër dhe […]

Video e vjetër e paradës ushtarake në Jemen, mundohet të ndërlidhet me konfliktin aktual Hamas – Izrael

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje një video-material në të cilën paraqiten pamje të një parade ushtarake. Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Lëvizja Ansarullah në Jemen shpalli mobilizim. Lëvizja Ansarullah ka raketa balistike me rreze veprimi prej 2 mijë km”. Por që pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Pamje nga tërmeti i muajit shkurt në Turqi, mundohen të paraqiten si të konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

Faqja në Facebook me emrin “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar sot (19 tetor) një video-material në pamjet e së cilës shfaqen rrënoja të shumta të objekteve të shkatërruara. Duke u bazuar në publikimet e kësaj faqeje dhe nga komentet në po këtë publikim, nënkuptohet se video-materiali shfaq pamjet e shkatrrimeve të konfliktit në Gaza. Por […]

Piktura me imazhin e Adem Jasharit në ditën hapëse të Samitit të Berlinit në Tiranë, është e montuar

Llogaria në TikTok me emrin “shqip51” ka publikuar sot (19 tetor) një video-material në të cilën shfaqet momenti i shpalosjes së një pikture me portretin e Adem Jasharit. Autori i publikimit i ka shtuar edhe mbishkrimin që vlerëson se kjo ekspozitë nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, kryeministrit shqiptar dhe Ana Bërnabiqit, kryeministres serbe. Por […]