[email protected]

Pretendohet rrejshëm se ukrainasit po arrestohen pasi po i shmangen rekrutimit

“Investiguesi Shkrimor”, një llogari me përmbajtje propaganduese në gjuhën shqipe në Facebook, ka publikuar dje (3 shtator) një postim, ku me anë të një fotografie dhe një video-materiali të shkurtër, pretendon se “Kudo që shkojnë ukrainasit, ata largohen – Ata largohen me çdo mjet për të shmangur rekrutimin e ri”. Pas verifikimit të fakteve përmes […]

Video-materiali nuk e paraqet Putinin në funeralin e Prigozhin

Disa faqe në Facebook dhe rrjetin social X (ish Twitter) kanë publikuar një video-material me pretendimin se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë pjesë në funeralin e Yevgeny Prigozhin, ish liderit të grupit mercenary “Wagner”. Në video-materialin e shpërndarë në mediat sociale shihet presidenti rus duke vendosur lule në një arkivol, duke përshëndetur njerëzit dhe […]

Në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar dje (3 shtator) një artikull me titull “Foshnja 1 muaj e gjysmë gjendet e vdekur në krevat, kishte djegie dhe mavijosje”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet në […]

Imazhi i edituar i tokës së sheshtë paraqitet rrejshëm si fotografi e shkrepur nga misioni i Indisë në Hënë

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar një fotografi në të cilën paraqitet planeti Tokë në formë të sheshtë, të cilës i ka vënë mbishkrimin “Agjencia hapësinore e Indisë ka publikuar imazhin e parë të Tokës të marrë nga roveri hënor Chandrayaan-3”. India ditë më parë u bë shteti i parë që ka […]

Titulli nuk sqaron se policia e cilit shtet ka njoftuar për arratisjen e një të burgosuri nga burgu

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar një artikull me titull “Kujdes! Policia jep alarmin: Vrasësi i rrezikshëm është arratisur nga burgu”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues që nuk sqaron se policia e cilit shtet ka bërë këtë thirrje. Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet “Autoritetet […]

Imazh i manipuluar i dokumentit me pretendimin se Buzhala ishte pjesëtar i MUP-it serb

Një faqe në Facebook me emrin “Me Vetëvendosje-n” ka publikuar më 29 gusht një imazh, ku shihet portreti i Berat Buzhalës, gazetar dhe drejtues i portalit informativ, Nacionale.com. Imazhi po ashtu përmban të dhëna për Buzhalën, me mbishkrimin e postit në Facebook që pretendon se gazetari ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP). […]

Lajmi i vjetër në lidhje me një krijesë të shfaqur në Berat, paraqitet si aktual

Portali i dyshimtë me emrin “promakale.com” ka publikuar dje (31 gusht) një artikull me titull “Një krijesë e frikshme shfaqet në Berat, tmerrohen banorët (Foto)”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se artikulli i publikuar, është lajm i vjetër. Pra, portali në fjalë është munduar ta paraqesë si aktual, lajmin e publikuar për herë […]

Faton Klinaku nuk ka thënë se më parë e vret Albin Kurtin sesa Radojçiqin

Disa llogari në TikTok kanë publikuar një video-material me imazhin e Faton Klinakut, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së. Imazhi përmban mbishkrimin me pretendimin se Klinaku është deklaruar se “Më parë e vras Albin Kurtin se sa Radoičičin”. Megjithatë hibrid.info ka gjetur se pretendimi i publikuar nga këto llogari në TikTok, është i pasaktë, […]