[email protected]

Video-materiali paraqet një foshnje të shpëtuar në Indi, e jo pas tërmetit që goditi Marokun

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull bashkangjitur me një video, me të cilin pretendohet se pamjet tregojnë momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok. Kjo video me pretendim të njëjtë është shpërndarë edhe nga disa llogari në gjuhën angleze në mediat sociale Facebook […]

Pretendimi se Muriqi ua tregojë flamurin rumunëve i pasaktë

Portali informativ “indeksonline.net” në faqen e tyre në Instagram ka publikuar dje (12 shtator) një fotografi të futbollistit të reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi me mbishkrimin “Vedat Muriqi ua tregon rumunëve flamurin e Kosovës”. Në foto shihet Vedat Muriqi me fanellën vendase të Kosovës duke treguar me dorën e majtë stemën në fanellë. Pas verifikimi […]

Pretendohet pasaktë se futbollisti Altin Zeqiri është formuar në futbollin kosovar

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (12 shtator) një artikull me titull “Zhgënjejnë futbollistët nga diaspora, Ademi kthen sytë kah vendorët: ‘Janë e ardhmja’”. Në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull shihet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me pesë futbollistë që janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Megjithatë, në […]

Nuk ka arsye për vendimin e UEFA-s që gjyqtarët francezë ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Rumani – Kosovë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (12 shtator) një artikull me titull “Ja pse u vendos që vetëm gjyqtarët francez ta drejtojnë ndeshjen Rumani – Kosovë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Me anë të titullit mundohet të paraqitet se ka një arsye se shtëpia […]

Stema e kardinalëve të Vatikanit është një kapele, e jo UFO

Në mediat sociale Facebook dhe X (ish-Twitter) janë publikuar disa postime me pretendimin se Vatikani udhëhiqet nga UFO-të (jashtëtokësorët). Ky pretendim bëhet diku iu referuar një stemës së një kardinali katolik romak, e cila thuhet se është pjatë fluturuese (UFO). Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga Reuters (shih këtu), është vërtetuar se ky […]

Raportohet gabimisht se Shqipëria e fitoj ndeshjen kundër Çekisë

Portali informativ “inlajmi.com” ka publikuar më 7 korrik një artikull me titull: “Një pikë më shumë se Çekia, Shqipëria fiton në ndeshjen e sontme”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është gabim. Titulli lë të kuptohet që kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar kundër Çekisë […]

Interpretim konspirativ i episodit të The Simpsons si paralajmërim për një luftë në Kosovë gjatë vjeshtës

Një episod i serialit artistik të animuar “The Simpsons” është duke u interpretuar si parashikim i një konflikti në vjeshtën e këtij viti në Kosovë. Pretendimet bazohen në pjesën e episodit të 20-të të sezonit gjashtëmbëdhjetë me titull “Home Away from Hommer” apo në shqip “Në shtëpi larg Homerit”, i transmetuar në vitin 2005. Në […]