[email protected]

Rakiq kundërpërgjigjet me “spin” ndaj Kurtit, Trajkoviqit dhe Rashiqit

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” ka publikuar dje (23 shkurt) një artikull me titull “Rakiq: Presioni do të vazhdojë, sulmi u organizua nga Kurti”. Në këtë lajm është publikuar pretendimi i kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe aktivisten politikë serbë të Kosovës, Rada […]

Kandidatura apo pretendime për kryetar të LDK-së?

Disa media online kanë publikuar një artikull me titull “Melihate Tërmkolli kandidate për kryetare të LDK-së”. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje, për arsye se anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, nuk ka thënë qartë se është kandidate për kryetare. Në përmbajtje të artikullit është publikuar një prononcim i Tërmkollit […]

Sputnik pretendon pa fakte se Rama përmes Cakajt po ndërhynë në politikën kosovare

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik”, më 2 janar ka publikuar një artikull, ku përmes titullit pretendohet rrejshëm se “Tirana zyrtare po shtynë njeriun e vet në Qeverinë e Kosovës”, duke aluduar në ish-ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn. Titulli i këtij artikulli nuk është bazuar në asnjë burim institucional […]

Thashethemet e zbuluara për vaksinën: Mikro-çipat, ‘ndryshimi i ADN-së’ dhe teoritë tjera

Lajmi për zbulimin e vaksinës me efektet prej 90 përqind të rasteve të testuara, ka nxitur edhe thashetheme të mëdha të grupet anti-vaks në rrjetet sociale. Ekipi i BBC për kontroll të fakteve (fact-checking) ka shqyrtuar disa nga pretendimet e rreme më të shpërndara si: teoritë konspirative rreth pretendimeve për vendosjen mikro-çipave në njerëz, ndërhyrjen […]

Mediat pro-qeveritare serbe shpërndajnë njëzëri propagandën për frikën e fqinjëve ndaj “Serbisë së Madhe”

Disa mediume serbe, në mesin e të cilave janë “Alo.rs” dhe “Pravda.rs”, kanë publikuar një artikull me titull të sajuar, ku thuhet se “shqiptarët gjenden në panik, duke u frikuar se Serbia do t’i përpijë”. Pretekst për të bërë këtë artikull, këto mediume serbe kanë marrë deklaratën e kryetarit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, […]

Përgjimi i politikanëve serbë mund të jetë i vërtetë, por jo i verifikuar

Portali “pamfleti.net” nga Shqipëria, ka publikuar të premten (28 gusht) një artikull me një video të bashkangjitur, përmes së cilit pretendohet se kanë gjetur një përgjim të një bisede telefonike mes një zyrtari politik në Serbi dhe një zyrtari politik serb të Kosovës. Në video-incizimin që është pjesë e këtij artikulli të publikuar nga kjo […]

Influenca ruse, kineze, turke dhe iraniane në perëndim përmes dezinformimit

Dezinformatat rreth virusit COVID-19 të publikuara nga mediat shtetërore kineze dhe ruse në Francë, Spanjë dhe Gjermani, janë duke arritur audiencë më të madhe në mediat sociale sesa lajmet për pandeminë globale, të prodhuar nga media të mëdha e vende respektive, thuhet në një studim të bërë nga Instituti i Oksfordit për Internet (OII). Studimi […]