[email protected]

Dezinformimi që u bë për vaksinimin dhe ndryshimet klimatike gjatë vitit 2021

Keqinformimi në lidhje me pandeminë Covid dhe ndryshimet klimatike, po ngadalëson një reagim efektiv kolektiv ndaj këtyre emergjencave. Ekspertët e BBC Monitoring, Shayan Sardarizadeh dhe Kayleen Devlin shpjegojnë tendencat e dezinformimit që kanë parë në vitin 2021 dhe efektet që kanë pasur në jetët e qytetarëve në mbarë botën. Keqinformimi në vitin 2021, sipas BBC, […]

Drecun pretendon pa fakte se ekziston strategji për spastrim etnik të serbëve dhe bashkim të Kosovës me Shqipëri

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka dhënë një deklaratë për median serbe “RTV Pink”, ka përcjellur “Kosovo-online.com” (këtu) duke pretenduar se autoritetet e Kosovës po synojnë realizimin e një plani për spastrim etnik ndaj serbëve dhe bashkim me Shqipërinë. Këtë pretendim Drecun thotë se bazon në një deklarate të […]

Top 10 momentet më të turpshme të dezinformimit rus, gjatë vitit 2021

Artikull nga EU vs Disinfo Rrjeti i gënjeshtrave të krijuara nga mediat pro-Kremlinit janë shpesh të ndërlikuara. Megjithatë, ndonjëherë bëhen gabime të ngathëta. Ne kemi mbledhur 10 shembuj nga viti 2021, ku burimet pro-Kremlinit u kapën në aktin e prodhimit të dezinformatave absurde, të pahijshme dhe veçanërisht të turpshme. Rrëfimi i plotë i fajit nga Rusia […]

Pretendohet pa fakte se në Suedi, në vend të vaksinimit, injektohen mikro-çipa

Organizatori i protestave në Kosovë kundër vaksinimit anti-Covid, Arianit Sllamniku, në emisionin “Frontal” në televizionin T7, ka pretenduar se në Suedi qytetarët nuk vaksinohen kundër COVID-19, por marrin mikroçipin me të cilin mund të hyjnë në restorante dhe vende të ndryshme. Hibrid.info ka verifikuar faktet lidhur me këtë pretendim të Sllamnikut, duke e konstatuar si […]

Pretendime të pabazuara të Petkoviqit për rastin e Kishnicës dhe për incidentet ndëretnike

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se në Kosovë është rritur numri i incidenteve ndëretnike, që kanë shënjestër serbët. Këtë pretendim Petkoviq e ka ngritur përmes një postimi në Twitter, të cilit i ka bashkangjitur edhe një fotografi të varrezave serbe në fshatin Kishnicë të Graçanicës, të cilat […]

Konspiracionisti serb – Luçiq pretendon pa fakte se Kurti, Thaçi e Pacolli janë agjentë serbë

lajm i pabazuar përmes së cilit pretendohet rrejshëm se Albin Kurti është agjentë i Serbisë, i infiltruar në skenën politikë të Kosovës, është duke u shpërndarë muajve të fundit në portale të dyshimta. Ky pretendim, për herë të parë, është bërë nga konspiracionisti serb, Dejan Luçiq, në një intervistë e dhënë për një kanal në […]

Novosti.rs nuk arrin ta argumentojë pretendimin se protesta në Tiranë u organizua nga Berisha e Haradinaj

Gjatë ditës së djeshme (20 nëntor), media serbe “Novosti.rs” ka publikuar një artikull me titull “Konfirmohet shkrimi i “NOVOSTI”: Ekstremistët po përgatisin protesta kundër Vuçiqit në Tiranë (FOTO)” Mirëpo, në brendësi të artikullit, përveç fotografive të protestës së djeshme të organizuar në Tiranë, nuk ka asnjë dëshmi tjetër që e vërteton pretendimin e bërë një […]

Myftaraj dhe Boçi nuk e argumentojnë pretendimin se busti i Adem Jasharit ka qenë i mbuluar gjatë darkës në mes të Ramës, Vuçiqit e Zaevit

Gazetari Kastriot Myftaraj ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se është mbuluar busti i Adem Jasharit në restoranin “Fish City” në Elbasan, gjatë qëndrimit në këtë resort të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, aktualisht janë në vizitë në Shqipëri duke marrë […]

Vuçiq vazhdon të pretendojë pa fakte se “Prishtina po krijon konflikte, me synimin për ta marr stacionin e Valaçit në veri”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të pretendojë se autoritetet e Kosovës po përpiqen, siç është shprehur, të krijojnë konflikte me tendencën për ta marr nën kontrollë stacion e transmisionit të energjisë elektrike në Valaç, në veri të Kosovës. Siç raporton media online në gjuhën serbe “kosovo-online.com”, duke i referuar agjencisë serbe të lajmeve […]