[email protected]

Artikuj “clickbait” të publikuar brenda ditës në media online

Disa portale në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues, me ngjarje që kanë ndodhur ose pritet të ndodhin në shtetet e tjera. Gjatë monitorimit ditor, hibrid.info ka arritur t’i grumbullojë disa artikuj me strukturë të tillë, të publikuar në media online. Pra këto portale kanë vendosur tituj përgjithësues në […]

Artikulli satirik pretendohet të paraqitet si i vërtetë

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me pretendim se në Kosovë kanë dal në shitje barna me emrin “Albinicilin” me portretin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilat trajtojnë dhimbjet e kokës dhe depresionit. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar dhe […]

Lajm tërësisht i fabrikuar: Vuçiq nuk ka deklaruar se ka përkrahje nga Kurti

Portale të dyshimta dhe disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull me titull “Vucic: Falemnderit Albin Kurti qe po me ndihmon ne raport me serbet ne Kosove”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje tërësisht të sajuar. Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve […]

Stefanoviq e Drecun pretendojnë pa fakte se emërimi i Jasharit në komandën e FSK-së, përbën rrezik për serbët e rajonin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ndrrimet në komanden e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) i kanë quajtura si të rrezikshme për serbët e Kosovës dhe për sigurinë e rajonit. Këto pretendime të pabaza, këta dy zyrtarë të lartë serbë i […]

Pretendohet rrejshëm rreth mundësisë së aplikimit për të fituar shtëpi

Portali i dyshimtë “revista.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë “Halil Kastrati po jep 149 shtepi.. APLIKO ketu e merr shtepine tende”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në këtë lajm gjendet vetëm një pjesë nga postimi […]

Federata e Boksit të Serbisë pretendon pa fakte se boksierët kosovarë nuk ishin në listën e pjesëmarrësve në Kampionatin Botore

Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin, ka thënë për mediumin në serb “TV Pink” se përfaqësuesja e Kosovës në Boks nuk është fare në listën e pjesëmarrësve në kampionatin botëror të këtij sporti që po mbahet këto ditë në Beograd. Mirëpo ky pretendim i të parit të federatës serbe të boksit del […]

Petkoviq pretendon pa fakte e argumente se qytetari serb në veri u plagos nga policët e Kosovës

Drejtori i “Zyrës për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur për të plagosurin serb në veri të vendit, gjatë tensioneve që u krijuan nga grupe të komunitetit serb në veri të Mitrovicës me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, më 13 tetor. Petkoviq gjatë paraqitje për mediat në gjuhën serbe ka […]

Pretendim i pabazuar: Nuk ka fakte se Bekim Jashari u mund nga blerja e votave me para të pista

Artikulli me titull “Zbulohet kontrabandimi dhe blerja masive e votave të Bekim Jasharit me para të pista në komunën e Skenderajt”, është publikuar nga portali “kosova-sot.info”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është konstatuar se në këtë artikull nuk ka asnjë zbulim siç pretendohet në titull, por në përmbajtje gjendet një opninion i ish- eprorit […]

Publikohet artikull me përmbajtje të pakonfirmuar për posterin e LVV-së në Prizren

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, në profilin e tij zyrtar në Facebook kishte postuar një fotografi me posterin elektoral, ku shihet i kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në të njëjtin poster ishte emri i kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës. Nurellari në këtë postim kishte shkruar: […]