[email protected]

Pretendime të pabazuara të Petkoviqit për rastin e Kishnicës dhe për incidentet ndëretnike

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se në Kosovë është rritur numri i incidenteve ndëretnike, që kanë shënjestër serbët. Këtë pretendim Petkoviq e ka ngritur përmes një postimi në Twitter, të cilit i ka bashkangjitur edhe një fotografi të varrezave serbe në fshatin Kishnicë të Graçanicës, të cilat […]

Konspiracionisti serb – Luçiq pretendon pa fakte se Kurti, Thaçi e Pacolli janë agjentë serbë

lajm i pabazuar përmes së cilit pretendohet rrejshëm se Albin Kurti është agjentë i Serbisë, i infiltruar në skenën politikë të Kosovës, është duke u shpërndarë muajve të fundit në portale të dyshimta. Ky pretendim, për herë të parë, është bërë nga konspiracionisti serb, Dejan Luçiq, në një intervistë e dhënë për një kanal në […]

Novosti.rs nuk arrin ta argumentojë pretendimin se protesta në Tiranë u organizua nga Berisha e Haradinaj

Gjatë ditës së djeshme (20 nëntor), media serbe “Novosti.rs” ka publikuar një artikull me titull “Konfirmohet shkrimi i “NOVOSTI”: Ekstremistët po përgatisin protesta kundër Vuçiqit në Tiranë (FOTO)” Mirëpo, në brendësi të artikullit, përveç fotografive të protestës së djeshme të organizuar në Tiranë, nuk ka asnjë dëshmi tjetër që e vërteton pretendimin e bërë një […]

Myftaraj dhe Boçi nuk e argumentojnë pretendimin se busti i Adem Jasharit ka qenë i mbuluar gjatë darkës në mes të Ramës, Vuçiqit e Zaevit

Gazetari Kastriot Myftaraj ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se është mbuluar busti i Adem Jasharit në restoranin “Fish City” në Elbasan, gjatë qëndrimit në këtë resort të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, aktualisht janë në vizitë në Shqipëri duke marrë […]

Vuçiq vazhdon të pretendojë pa fakte se “Prishtina po krijon konflikte, me synimin për ta marr stacionin e Valaçit në veri”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të pretendojë se autoritetet e Kosovës po përpiqen, siç është shprehur, të krijojnë konflikte me tendencën për ta marr nën kontrollë stacion e transmisionit të energjisë elektrike në Valaç, në veri të Kosovës. Siç raporton media online në gjuhën serbe “kosovo-online.com”, duke i referuar agjencisë serbe të lajmeve […]

Mediat pro pushtetit në Rusi e Bjellorusi po bëjnë fushatë dezinformuese ndaj projekteve të BE-së

Për mediat pro-Kremlinit, Partneriteti Lindor (EaP) ka qenë gjithmonë një mjet “anti-rus” dhe “anti-bjellorus” që përdoret në mënyrë “agresive” nga Bashkimi Europian për qëllime keqdashëse: për të ushtruar kontroll të jashtëm mbi Bjellorusinë; për të dëmtuar identitetin bjellorus dhe për të shkëputur Bjellorusinë nga Rusia. Narrativat kryesore të dezinformatave në mediat pro-Kremlin thonë se “EaP” […]

Pretendohet pa fakte se në Kosovë po organizohen trajnime të ISIS-it

Media serbe “B92.net” ka publikuar një artikull, përmes së cilit mundohen të ngritin pretendime të pa bazuar se në Kosovë vazhdon të paraqitet problem serioz ekstremizmi i dhunshëm me motive fetare. Në titullin e artikullit të publikuar të enjten (9 dhjetor), autori ngritë dilemën se në Kosovë vazhdon të ketë aktivitete që shërbejnë në përgatitjen […]

Prezenca ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën, përcillet edhe me propagandë të ashpër

Fushatat e shpërndarjes së dezinformatave pro-Kremlinit përpiqen të fshehin gjerësinë dhe synimet e vërteta prapa ngritjes si prezencës ushtarake të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën. Gjatë dy muajve të fundit, shumë media të besueshme raportuan se Rusia ka dislokuar rreth 90,000 trupa (këtu) dhe mjete ushtarake në zonat e inskenimit pranë kufirit të saj me […]