[email protected]

Përgjimi i politikanëve serbë mund të jetë i vërtetë, por jo i verifikuar

Portali “pamfleti.net” nga Shqipëria, ka publikuar të premten (28 gusht) një artikull me një video të bashkangjitur, përmes së cilit pretendohet se kanë gjetur një përgjim të një bisede telefonike mes një zyrtari politik në Serbi dhe një zyrtari politik serb të Kosovës. Në video-incizimin që është pjesë e këtij artikulli të publikuar nga kjo […]

Gazeta Shqip publikon artikull me titull e fotografi që nuk përkojnë me përmbajtjen

Gazeta Shqip ka publikuar një lajm me titull “Rasti i pazakontë/ I panjohuri u paguan në fshehtësi borxhet gjithë fshatit”. Kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi, ndërsa në fotografinë e artikullit shfaqet një fletore me emrat shqiptarë. Në fotografinë e publikuar, përpos emrave shqip, shihet e shkruar edhe valuta monetare e Shqipërisë (Lekë). Teksti i […]

Lajmi se “rënia në 80 e numrit të pacientëve me Covid-19 në ShSKUK”, i pavërtetë

Një numër i madh i mediave online kanë publikuar, pak ditë më parë, artikuj që përshkruajnë rënien e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) për trajtim nga Covid-19. Por, në një pjesë të madhe të këtyre publikimeve, vërehet që titulli është në shpërputhje me lajmin. Për më tepër, disa […]

Dhurimin e 50 ventilatorëve nga USAID, mediat e paraqesin si përkrahje politike të Zemajt nga SHBA-të

Mediat online në Kosovë kanë publikuar dhe shpërndarë një artikull me titull “Puna e ministrit Zemaj tashmë e pranushme dhe e mirëpritur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së”, përmes së cilit është pretenduar të paraqitet se gjoja SHBA-të kanë vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në luftën kundër Covid-19. Nuk është […]

Bislimi demanton akuzat e AAK-së për çështjen e rrugës Deçan-Plavë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka akuzuar ish-qeverinë Kurti për ndërprerjen e buxhetit lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë. Kësaj akuze i ka paraprirë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e më pastaj edhe shefi i grupit parlamentar dhe deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj, respektivisht Rasim Selmanaj. Këtë akuzë e ka demantuar […]

“Mirëmëngjesi” i Haradinajt, nuk argumenton kontekstin e përplasjes me Mustafën

Portali “Reporteri.net” ka publikuar një artikull me titull “’Mirëmëngjesi’, reagimi i parë i Haradinajt në Facebook pas paralajmërimit të Isa Mustafës për ndryshime në Qeveri”, duke aluduar se me postimin “Mirëmëngjesi” kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilit paralajmëroi rikonfigurime dhe ndryshime në përbërjen […]