[email protected]

Lajmi se “rënia në 80 e numrit të pacientëve me Covid-19 në ShSKUK”, i pavërtetë

Një numër i madh i mediave online kanë publikuar, pak ditë më parë, artikuj që përshkruajnë rënien e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) për trajtim nga Covid-19. Por, në një pjesë të madhe të këtyre publikimeve, vërehet që titulli është në shpërputhje me lajmin. Për më tepër, disa […]

Dhurimin e 50 ventilatorëve nga USAID, mediat e paraqesin si përkrahje politike të Zemajt nga SHBA-të

Mediat online në Kosovë kanë publikuar dhe shpërndarë një artikull me titull “Puna e ministrit Zemaj tashmë e pranushme dhe e mirëpritur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së”, përmes së cilit është pretenduar të paraqitet se gjoja SHBA-të kanë vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në luftën kundër Covid-19. Nuk është […]

Bislimi demanton akuzat e AAK-së për çështjen e rrugës Deçan-Plavë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka akuzuar ish-qeverinë Kurti për ndërprerjen e buxhetit lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë. Kësaj akuze i ka paraprirë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e më pastaj edhe shefi i grupit parlamentar dhe deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj, respektivisht Rasim Selmanaj. Këtë akuzë e ka demantuar […]

“Mirëmëngjesi” i Haradinajt, nuk argumenton kontekstin e përplasjes me Mustafën

Portali “Reporteri.net” ka publikuar një artikull me titull “’Mirëmëngjesi’, reagimi i parë i Haradinajt në Facebook pas paralajmërimit të Isa Mustafës për ndryshime në Qeveri”, duke aluduar se me postimin “Mirëmëngjesi” kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilit paralajmëroi rikonfigurime dhe ndryshime në përbërjen […]

Titulli “Erdogan flet për luftë/ Ja shtetet që janë në shënjestër”, i pa vërtetë

Mediumi shqiptar TopChannel ka publikuar një videolajm me titull “Erdogan flet për luftë/ Ja shtetet që janë në shënjestër”, duke pretenduar se shteti turk kërkon t’u shpallë luftë disa shteteve, në rast se këto të fundit përpiqen të kërkojnë burime të energjisë që janë pranë brigjeve të Turqisë. Mirëpo, sipas videos së bashkangjitur në tekst, […]

Hoxhaj parasheh pa-argumentueshëm arritjen e marrëveshjes në Washington

Në median online “Gazetablic” është publikuar sot (22 gusht) lajmi me titullin “Deputetit Enver Hoxhaj: Po shkohet në Washtingon të nënshkruhet marrëveshja finale”, i thirrur në një deklaratë të deputetit të PDK-së, dhënë për këtë medium. Në deklaratën e deputetit Hoxhaj dhënë për Blic flitet për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë […]

Translate »