[email protected]

Në titull nuk sqarohet se ulja e çmimit të peletit dhe drurit ka ndodhur në Serbi

Portali i dyshimtë me emrin “AtdheuLajm” ka publikuar sot (22 janar) një artikull, në titullin e të cilit pretendohet rënia e çmimit të drurit dhe peletit. Pas verifikimit nga hibrid.info, në përmbajtjen e këtij artikulli kuptohet se bëhet fjalë për zhvillime në shtetin serb. Marrë parasysh faktin që ky portal është në gjuhën shqipe, mos-qartësimi […]

Pretendim i pa verifikuar për gjuajtje me armë në pikën kufitare në Jarinjë ndaj një të punësuari në MPB të Serbisë

Në median sociale “Telegram” nga një llogari në gjuhën serbe, dje (21 janar) është publikuar një postim që pretendon se atë ditë në pikën kufitare në Jarinjë, është gjuajtur me armë në drejtim të një personi të punësuar pranë Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Llogaria në fjalë, në këtë postim vazhdon të pretendojë se ndaj […]

Publikohen të dhëna të vitit 2021 për tregun zviceran të punës, me pretendim të paraqiten si aktuale

Faqja “AtdheuLajm” ka publikuar dje me datë 21 janar në Facebook, një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”. Mbishkrimi në artikull thotë: “Lajm i bukur nga Zvicra…”, ndërsa pas klikimit në vegëzën e dhënë hapet një artikull me të njëjtin titull, i publikuar më 24 nëntor […]

Fotografia e trenit zviceran me mbishkrimin “Kosovo is Albania”, është e montuar

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar dje (18 janar) një imazh të një treni në të cilin gjendet mbishkrimi “Kosova is Albania”. Në postimin e këtij imazhi të publikuar në Facebook nga faqja “Realiteti” i është vënë mbishkrimi “Zvicra ka shkru në vagon të trenit Kosova Albania per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve […]

Imazhi i realizuar në Siri në vitin 2018, paraqitet si pamje e fëmijëve palestinezë

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar një imazh ku shihen dy fëmijë të shtrirë përderisa njëri nga ta i mban një maskë oksigjeni fëmijës tjetër. Përmes mbishkrimit që mbart fotografia, thuhet: “Motra Palestineze nderroi jetë duke i dhan oksigjen vëllaut të saj”. Pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është […]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja e shtëpive të familjeve serbe është bërë nga ekstremistët shqiptarë me qëllim të dëbimit të tyre

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje (18 janar) me pretendimin se plaçkitja e shtëpive të familjeve serbe në fshatin Lubozhdë të Istogut është bërë nga ekstremistët shqiptarë me qëllim të dëbimit të serbëve nga Kosova. Artikulli është i bazuar në një komunikatë të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e […]

Translate »