[email protected]

Pretendohet rrejshëm se Shqipëria është goditur nga një tërmet i fortë

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar me 24 dhe 25 nëntor një artikull me titull “Termeti i forte lekund Shqiperine termeti ishte ….”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i pasaktë, pasi gjatë datave 24 dhe 25 nëntor nuk është regjistruar asnjë tërmet […]

Pretendohet pa fakte se do të ketë sulm në veri të vendit më 3 dhjetor

Llogaria në TikTok me emrin “babajaga454” ka publikuar sot (24 nëntor) një video-material, në të cilin pretendohet për një sulm në veri të vendit më 3 dhjetor. Sipas pretendimit, më organizimin e Millan Radojçiq, ish nënkryetarit të Listës serbe, është futur armatim në kishat ortodokse serbe, me qëllim të realizimit të këtij sulmi. Hibrid.info ka […]

Pretendim i rremë se Kosova sot ka pranuar armatim ushtarak si donacion

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar sot një video-material të disa pajisjeve ushtarake me pretendimin se të njëjtat sot i janë dhuruar Kosovës si donacion. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i rremë, ndërsa video është marrë nga një kanal turk në Youtube, që sqaron […]

Përdoret figura e Florian Markut për të publikuar lojë shpërblyese të rreme

Një faqe në Facebook që mban emrin “𝑭𝒍0𝒓𝒓𝒊å𝒏-𝑴å𝒓𝒓𝒌µ”, me datë 3 tetor ka publikuar një video-material me pretendimin se ky boksier shqiptar, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën. Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “100 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do të transferoj 10.000 euro. Kjo eshte e […]

Pretendohet rrejshëm se Turqia i ka dhuruar Kosovës tanke dhe raketa

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me pretendimin se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po e armatosë Kosovën me pajisje moderne të fuqishme. Në këtë video material shihen pamje të disa tankeve, përmes së cilave pretendohet se këto pajisje dhe disa raketa tashmë kanë mbërritur në Kosovë. Pas verifikimit të fakteve të […]

Portreti i ish-presidentit Thaçi në një mbledhje të LDK-së është i montuar

Llogaria në TikTok që mban emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (23 nëntor) një video-material i cili paraqet imazhin e një mbledhjeje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në sfond të këtij imazhi duket fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Por hibrid.info ka vërtetuar se imazhi i publikuar nga llogaria në fjalë është i montuar. […]

Fotografia e realizuar në vitin 2016 në Siri, paraqitet si e konfliktit aktual Hamas-Izrael

Faqja në Facebook që mban emrin “Dituria Islame” ka publikuar me datë 11 nëntor një fotografi që shfaq një grua duke zbritur shkallëve në një ndërtesë të shkatërruar. Duke e ditur se faqja e lartcekur, gjatë kohëve të fundit publikon materiale nga lufta Hamas-Izrael, lë të kuptohet se këtë imazh është munduar ta ndërlidhë me […]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se “ekstremistët shqiptarë” kanë thyer e vjedhur kishën në Bardhosh

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dje (21 nëntor) ka publikuar një artikull lidhur me vjedhjen e parave të gatshme në kishën e fshatit Bardhosh të Prishtinës. Lidhur me këtë rast, ky institucion ka deklaruar se veprimi është kryer nga “ekstremistët shqiptarë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ende […]

Përmes titullit nuk bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Portali informativ “Indeksonline.net”, ka publikuar një artikull me titull “Aksident i frikshëm, kamioni humb kontrollin dhe bie nga ura”. Hibrid.info ka vlerësuar titullin e këtij artikulli si përgjithësues pasi nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit ku thuhet se “Një […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në SHBA

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar dje (20 nëntor) një artikull me titull “Reperja 27-vjeçare vret menaxherin në mes të rrugës: Ishte vetëmbrojtje”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku […]