[email protected]

Përdoret logo dhe emri i qendrës tregtare “Toptani” me pretendimin e rremë se ofron në shitje rroba për vetëm 1 euro

Një faqe në Facebook që mban emrin “Toptani Shopping Center” që numëron mbi 1 mijë ndjekës, pretendon se ka në shitje çanta të mëdha rrobash nga marka të njohura për vetëm 1 euro. Me anë të këtij postimi, faqja e lartcekur fton që personat e interesuar të klikojnë mbi butonin që shfaqet në postim, me […]

Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në një burg në Belgjikë

Mediumi online në gjuhën shqipe “Tirananews.al” ka publikuar sot (15 tetor) një artikull me titull, “Skandal seksual në burg, të përfshirë zyrtarë. Zbulohen orgjitë e stafit dhe festat në xhakuzi”. Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se titulli i këtij artikulli nuk sqaron se në burgun e cilit shtet ka ndodhur ngjarja, andaj edhe titulli […]

Titulli nuk e qartëson se tërmeti ka ndodhur në Indonezi

Portali informativ “sot.com.al” me datë 12 nëntor ka publikuar një artikull me titull “Tërmet me magnitudë 5.2 ballë “shkund” vendin, ja ku ishte epiqendra”. Pas verifikimit të bërë nga Hibrid.info është gjetur se titulli i artikullit nuk e qartëson se në cilin vend ka ndodhur tërmeti. Vendndodhja e ngjarjes tregohet në përmbajtje, më saktësisht në […]

Në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Kinë

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Trafikonin foshnjat/ Gjashtë të arrestuar, mes tyre dhe drejtori i spitalit”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet […]

U pretendua rrejshëm se portieri i kombëtares së Izraelit nuk do të luante kundër Kosovës

Artikulli nga mediumi sportal.blic.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Mediumi në gjuhën serbe blic.rs ka publikuar një artikull më 1 nëntor me pretendimin se portieri i kombëtares së Izraelit në futboll, Omri Glazer nuk do të paraqitet në ndeshje kundër Kosovës. Ky pretendim u ndërlidh me faktin se Glazer […]

Lajmi i vitit 2021 lidhur me nevojën për punëtorë të huaj në Gjermani, publikohet si aktual

Portali i dyshimtë “gazetafikse.info” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Gjermania ka nevojë për puntorë edhe në këtë kohë, Ja çfarë ju duhet që të dini”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në vitin 2021. Në përmbajtje të artikullit sqarohet se […]

Video-materiali që paraqet një rrugë të dëmtuar, nuk është realizuar në Tetovë

Llogaria në TikTok që mban emrin “bisha__666” ka publikuar sot (13 nëntor) një video-material që shfaq pamje të një rruge të dëmtuar. Mbishkrimi në video-material pretendon se pamjet tregojnë gjendjen e një rruge në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në vitin 2023. Duke u bazuar në komentet në video-material që e vënë dyshim vend-ndodhjen e […]

Tuneli i Hamasit i zbuluar në vitin 2014, paraqitet rrejshëm si vend-ngjarje e një shpërthimi aktual

Llogaria në Facebook me emrin “Al Khattab” ka publikuar dje (12 nëntor) një imazh që paraqet pamje të një tuneli. Llogaria në fjalë pretendon se imazhi shfaq një tunel të rremë, ku ka ndodhur një shpërthim, pas së cilit kanë humbur jetën pesë persona dhe katër të tjerë të lënduar nga komandot izraelite, që kishin […]

Titulli e as imazhi nuk e bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Brazil

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (12 nëntor) një artikull me titull “Derisa po shkonte në spital për të lindur, e reja dhe foshnja humbin jetën në aksident”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, i cili nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo […]

Rishikimi i javës: Dezinformata dhe përmbajtje të gjeneruara me Inteligjencë Artificial për konfliktin Izrael-Hamas, lajm i rremë në TikTok lidhur me shëndetin e Thaçit, clickbait artikuj për raste tragjike

Clickbait artikujt dhe dezinformatat kanë qenë dy kategoritë kryesore që kanë dominuar ekosistemin keqinformues në Kosovë lidhur me ngjarje vendore dhe ndërkombëtare gjatë javës së kaluar. Dezinformatat kryesisht u publikuan në mediat sociale (Facebook), përfshirë fotografi dhe video-materiale ndërlidhur me konfliktin Izrael-Hamas, si dhe përmbajtje dezinformuese me pretendimin se Zvicra po kërkon punëtor në këto […]