[email protected]

Përmes imazhit të gjeneruar me AI pretendohet rrejshëm se paraqitet stadiumi që do të ndërtohet në Prishtinë

Llogaria në TikTok që mban emrin “mrgame.ks” ka publikuar dje (19 nëntor) një video-material në të cilën shfaqet imazhi i një projekti të një stadiumi, në strukturën e të cilit është shqiponja dy krenare. Në mbishkrimin e vendosur imazhit, pretendohet se është paraqitur stadiumi i cili do të ndërtohet në Prishtinë. Por pas verifikimit nga […]

Fotografia që paraqet dy ushtarë me revole drejt një foshnje, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka postuar me datë 17 nëntor një imazh ku shihen dy ushtarë duke drejtuar revolen drejt një fëmije. Këto pamje pretendohen të jenë aktuale nga konflikti Izrael-Hamas, në një spital në Gaza. Pas analizimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një fotografi reale dhe […]

Fotografia e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili shihet të ketë veshur pelena, është e montuar

Faqja në Facebook “Mesxhid El-Aksa” që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (16 nëntor) ka postuar një fotografi të presidentit të SHBA-së, Joe Biden i cili shihet të ketë veshur pelena. Por që hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se në fotografi është ndërhyrë, duke gjetur se fotografia e Bidenit ku shihet të ketë […]

Ganimete Musliu nuk ka thënë se “kur ishim ne lulëzonte Kosova”

Portali informativ “Kosova Sot” bazuar në një deklarim në kuvendin e Kosovës, të Ganimete Musliut, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka publikuar një artikull me titull “Ankohet Ganimete Musliu: Qytetarët e Kosovës për tri vjet rresht u keqtrajtuan nga Qeveria e Albin Kurtit”. I njëjti artikull është […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Meksikë

Portali informativ në gjuhën shqipe që mban emrin “sot.com.al” ka publikuar sot (17 nëntor) një artikull me titull “Ngjarje e rëndë/ Vritet gazetari i njohur, gjendet i pajetë brenda makinës, dyshohet se…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, i cili nuk sqaron se në […]

Titulli nuk e bën të qartë që ngjarja ka ndodhur në Itali

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “Arrestohet psikologu për abuzim me pacientë”. Hibrid.info ka vlerësuar titullin e këtij artikulli si përgjithësues pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja e ngjarjes sqarohet në përmbajtjen më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se […]

Video nuk paraqet gjendjen aktuale të qytetit të Gazës, pamjet janë realizuar në vitin 2016 në Siri

Faqja në Facebook “Mesxhid El-Aksa” që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (16 nëntor) ka postuar një video-material në të cilën paraqitet një pjesë e një qyteti të shkatërruar. Me anë të këtij video-materiali, faqja e lartcekur pretendon se pamjet janë të datës 16 nëntor dhe paraqesin qytetin e shkatërruar të Gazës. Pas verifikimit të […]

Keqpërdoret figura e Behgjet Pacollit me pretendimin se ai po dhuron para për ndjekësit e tij në Facebook

Një faqe në median sociale Facebook që mban emrin “𝕭𝖊𝖌𝖏𝖊𝖙 𝕻𝖆𝖈𝖔𝖑𝖎” ka publikuar një video-material të gjatë mbi 3 orë, duke pretenduar se kryetari i subjektit politik Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën. Në përshkrimin e këtij video-materiali shkruan “oti ju bekofte […]