[email protected]

Tërmeti ndodhi në Greqi ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë

Portali informativ “Dritare.net” ka publikuar dje (7 nëntor) një artikull me titull “Tërmet në jug të Shqipërisë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se epiqendra e tërmetit nuk ishte në jug  të Shqipërisë, por një i tillë është regjistruar në qytetin bregdetar të Greqisë, Igoumenitsa, e që dridhjet janë ndjerë edhe […]

Pretendohet rrejshëm se trupat e palestinezëve të vdekur kanë mbetur në rrugë si shkak i spitaleve të mbushura

Një llogari në Facebook që mban emrin “Mesxhid El-Aksa” ka publikuar dje (6 nëntor) një video-material, me anë të cilit pretendohet se shfaqen pamje të trupave të palestinezëve të vrarë në Gaza që kanë mbetur në rrugë për shkak të spitaleve të mbushura atje. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se pamjet […]

Në titull nuk sqarohet se arrestimi ka ndodhur në Iran

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (6 nëntor) një artikull me titull “Tre të arrestuar pas një incidenti”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues pasi nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Tre persona janë arrestuar pas […]

Fotografia e vitit 2013 nga stërvitjet e forcave izraelite, paraqitet si aktuale nga një sulm kundrejt tyre

Një llogari në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihen disa forca ushtarake në rrugë. Nëpërmjet kësaj fotografie u pretendua se paraqiten imazhe nga një sulm kundrejt një batalioni izraelit. Pas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info, është verifikuar se imazhi është i vitit 2013 dhe paraqet ushtarët izraelitë në një stërvitje pranë kufirit me Sirinë […]

Fotografia e vitit 2021 e realizuar në Afganistan, paraqitet si një imazh aktual në Gaza

Faqja në Facebook “Mesazhe Islame” ka publikuar një imazh me pretendimin se është realizuar në Gaza. Në fotografi shihet një grua në një shkollë brenda një klase, ku mbi tavolina janë vendosur buqeta lulesh. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është realizuar në vitin 2021 në Afganistan. Vegëza e […]

Imazhi i protestës së mbajtur në Islamabad në përkrahje të Palestinës, paraqitet si protestë në Berlin

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Bota-islame.com”, ka publikuar dje (6 nëntor) në faqen e tij në Facebook një imazh të një proteste. Në imazh shfaqet një protestë në mbështetje të Palestinës, për të cilën publikuesi pretendon se ka ndodhur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (5 nëntor) një artikull me titull “Humb jetën 24-vjeçarja në banjën e banesës ku jetonte”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues pas nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Një 24-vjeçare […]

Deklaratë jo plotësisht e vërtetë e ministrit Sveçla mbi të ardhurat mesatare të pjesëtarëve të NJSI gjatë këtij viti

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, në një status të datës 1 nëntor në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se “të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro”, duke iu referuar protestës së pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues (NjSI) të Policisë së Kosovës, […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Brazil

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (2 nëntor) një artikull me titull “Qëllohet në mes të rrugës për vdekje futbollisti i njohur”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se për cilin futbollist bëhet fjalë dhe se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e […]