[email protected]

Imazhi i protestës së mbajtur në Islamabad në përkrahje të Palestinës, paraqitet si protestë në Berlin

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Bota-islame.com”, ka publikuar dje (6 nëntor) në faqen e tij në Facebook një imazh të një proteste. Në imazh shfaqet një protestë në mbështetje të Palestinës, për të cilën publikuesi pretendon se ka ndodhur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (5 nëntor) një artikull me titull “Humb jetën 24-vjeçarja në banjën e banesës ku jetonte”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues pas nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Një 24-vjeçare […]

Deklaratë jo plotësisht e vërtetë e ministrit Sveçla mbi të ardhurat mesatare të pjesëtarëve të NJSI gjatë këtij viti

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, në një status të datës 1 nëntor në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se “të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro”, duke iu referuar protestës së pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues (NjSI) të Policisë së Kosovës, […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Brazil

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (2 nëntor) një artikull me titull “Qëllohet në mes të rrugës për vdekje futbollisti i njohur”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se për cilin futbollist bëhet fjalë dhe se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e […]

Murati nuk ka thënë “më mirë të paguajmë mercenarë se sa policë e minatorë”

Llogaria në TikTok që mban emrin “dino0486” ka publikuar dje (2 nëntor) një video-material me imazhin e Hekuran Muratit, ministër i financave, punës dhe transfereve. Imazhi i ministrit përmban mbishkrimin që pretendon se ky i fundit ka deklaruar se “Më mirë të paguajmë mercenarë se polic e minatorë”. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info […]

Video-materiali nuk paraqet palestinezët që inskenojnë vdekjen, është një protestë e vitit 2013 në Egjipt

Një llogari në Facebook ka publikuar një video-material më 29 tetor ku shihen disa trupa të njerëzve në dukje të pajetë që shfaqen tërësisht të mbuluar me çarçafë të bardhë, mbi të cilat ka shkrime me shkronja arabe dhe në mesin e tyre njëri është duke lëvizur. Nëpërmjet këtij video-materiali pretendohet të paraqitet se imazhet […]

Video nga festa e tifozëve të klubit algjerian CR Belouizdad, paraqitet si e realizuar në Gaza

Faqja në Facebook me emrin “Kopshte me lumturi” ka publikuar me datë 27 tetor një video-material me mbishkrimin “Lutuni për vëllezërit tuaj në Gaza!”. Pamjet shfaqin flakë të kuqe dhe fishekzjarre që lëshohen nga çatitë e ndërtesave. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet janë realizuar në Algjeri dhe nuk […]

Fotografia e burrit me 5 fëmijë nuk paraqet pamje nga Gaza, është gjeneruar me inteligjencë artificiale

Disa llogari në Facebook kanë publikuar një fotografi më 26 tetor, ku shihet një burrë me pesë fëmijë mes gërmadhash. Nëpërmjet kësaj fotografie u pretendua se ajo paraqet një baba që shpëton 5 fëmijët mes gërmadhash në Gaza. Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se imazhi tregon shenja të inteligjencës artificiale dhe nuk është publikuar […]

Translate »