[email protected]

Publikohet artikull me pretendim të rremë se përmban sondazh

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “newslink4.com” ka publikuar dje (25 dhjetor) një artikull me titull “SONDAZH: Albin Kurti apo Hashim Thaçi kush eshte politikan me i mire.. Hyr dhe voto, deri ne mesnate do zgjedhet fituesi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull mashtrues, […]

Policia dhe Petkoviq japin të dhëna të pasakta rreth numrit të pjesëmarrësve në protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit

Qytetarët serbë janë mbledhur dje (22 dhjetor) në Rudarë të Zveçanit pas thirrjes që bëri i ashtuquajturi ‘Shtabi i Krizave nga veriu i Kosovës’ për të protestuar. Ka pasur interpretime të ndryshme për numrin e pjesëmarrësve në protestën e organizuar. Ka qenë e para policia e Kosovës që ka dal me një numër zyrtarë të […]

Pretendohet rrejshëm se “Angela Merkel është në gjendje të rëndë”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “pcnmedia2.com” ka publikuar të mërkurën (21 dhjetor) një artikull me pretendimin se ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, “është në gjendje shumë të rëndë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe i njëjti nuk i përgjigjet përmbajtjes. […]

Narrativet dezinformuese pro-Kremlinit që synojnë përçarjen e aleatëve të Ukrainës

Analizë nga EUvsDisinformation Platforma për luftë kundër dezinformimit, e fokusuar kundër atij që vije nga propaganda ruse, EUvsDisinfo, këtë javë ka vazhduar të hedh trajtojë dezinformimin e Kremlinit dhe sulmet e manipulimit të informacionit kundër solidaritetit evropian me ukrainasit. Për më tepër, makineria propagandistike e Kremlinit vazhdon sulmet e saj kundër liderëve të BE-së. Këtë […]

Titulli nuk qartëson se në cilin shtet parashikohet dimri më i ftohtë i dekadave të fundit

Portali i televizionit “ABC” në Shqipëri, “Abcnews.al” ka publikuar sot (22 dhjetor) një artikull me titull “Dimri më i ftohtë i dekadave të fundit po afron”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se për cilin shtet është fjala. Kjo qartësohet vetëm […]

Mohohet pretendimi se Burim Ramadani është “shkarkuar” nga pozita e kryeinspektorit të AKI-së

Portali informativ “Demokracia.com”, përmes një artikulli të publikuar dje (21 dhjetor), ka pretenduar se Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, e kanë shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadanin. Këtë pretendim, ky portal e paraqet duke u bazuar, siç thuhet nga një burim brenda kabinetit të presidentes Osmani. Mirëpo, […]

Nuk ka plan për vrasje të serbëve: Kurti nuk përmend termin vrasje

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (20 dhjetor) artikuj me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron masakër në barrikada, duke kërcënuar me vrasjen e serbëve. Pretendimet bazohen në një deklaratë të Albin Kurtit dhënë për të përditshmen britanike “The Guardian”. Tituj e artikujve të publikuara në disa media në gjuhën serbe […]

Nuk është e vërtetë që Kosova ka injoruar futbollistin Jetmir Topalli

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Televizioni-24.com” ka publikuar dje (20 dhjetor) një artikull me titull “Kosova e injoron prej kohësh, djaloshi shqiptar i shënon Fenerbahces në Kupën e Turqisë (video)”. Artikulli ka të bëjë me futbollistin kosovar, Jetmir Topalli, i cili dje (20 dhjetor) kishte shënuar gol për skuadrën e tij Istanbulspor […]

Translate »